MK | EN | SQ

www.skopje.gov.mk
Portali zyrtar i Qytetit te Shkupit
Institucionet

FILLOI RIKONSTRUKSIONI I RRUGËS BORIS SARAFOV

 

Ekipet e Qytetit të Shkupit sot / 09.08.2019, e premte/ i filluan punimet ndërtimore të projektit për rikonstruksionin e rrugës Boris Sarafov, si dhe ndërtimin e rrjetit të ujësjellësit, rrjetit atmosferik dhe fekal.

 

 

Me këtë projekt do të rikonstruktohet plotësisht rruga Boris Sarafov në pjesën nga kryqëzimi me rugën Ushtria maqedonase deri te kryqëzimi me rrugën Kuzman Shapkarev, në gjatësi  prej rreth 1.700 metrash.

 

 

Në këtë pjesë do të hiqet plotësisht asfalti i vjetër dhe i dëmtuar dhe do të vendoset  asfalt i ri (AB 11) me trashësi 5 cm në sipërfaqe prej rreth 18.000 metra katrorë.

 

 

Përveç rrugës, me këtë projekt parashikohet edhe ndërtimi i sistemit të ri të ujësjellësit, dhe kanalizimit fekal dhe atmosferik, nga kryqëzimi me rrugën Ushtria maqedonase  deri te kryqëzimi me rrugën Sremski Front.

 

 

Punimet në terren do të realizohen nga kompania Zhikol, ndërsa afati i ndërtimit është 90 ditë. Për realizimin e këtij projekti Qyteti i Shkupit do të shpenzojë 36.6 milion denarë.

Prapa   

I krijuar nga UserAA në 9.8.2019
Paralajmërime

     Facebook
  Twitter
  Youtube Channel

Administrata |  Kontakt |  Pyetje |  Panorama
Copyright(C)2009 ���� �����
Vizitorë: 1333149