MK | EN | SQ

www.skopje.gov.mk
Portali zyrtar i Qytetit te Shkupit
Institucionet

QYTETI I SHKUPIT KËRKON 16 ASISTENTË PËR NXËNËSIT E SHKOLLAVE TË MESME ME NEVOJA TË POSAÇME ARSIMORE

 

Qyteti i Shkupit shpalli Thirrje publike për angazhimin e 16 asistentëve për nevojat e nxënësve me bevoja të posaçme arsimore në Shkollat e mesme të Qytetit të Shkupit.  

Тë gjithë personat e evidentuar si të papunësuar, të cilët shprehin interesim që të kyçen në Programin për angazhime në punët e dobishme komunale,në kuadër të projektit “Përkrahja e inkluzionit në procesin arsimorë - avancimi i të drejtave dhe mundësive të kategorive të cenuara të qytetarëve në Qytetin e Shkupit” mund të paraqiten në Agjencinë për punësime të Republikës së Maqedonisë së Veriut – Qendra për punësime e qytetit të Shkupit, në periudhën nga data 5 deri më 16 gusht.  

Persnat të cilët do të zgjidhen dhe kyçen në Programin “Angazhime në punët e dobishme komunale”, do të angazhohen 20 orë në javë dhe do të marrin kompensim monetarë në lartësi prej 9.000 denarë në muaj, duke llogaritur tatimin personal të të ardhurave dhe sigurimin për invaliditet dhe lëndime trupore në raste të fatkeqësisë gjatë angazhimit punues dhe shfaqjes së sëmundjeve profesionale.

Personat e evidentuar si të papunësuar, të cilët do të paraqiten për pjesëmarrje në Programin “Angazhime në punët e dobishme komunale”, duhet t'i përkasin njërit prej grupeve vijuese të synuara të personave të papunësuar: Persona të papunësuar një periudhë më të gjatë kohore (mbi 12 muaj në evidencën, me përparësi për personat që janë të papunësuar mbi 5 vite); persona të rinj të moshës deri më 29 vjeçare; persona më të moshuar se 50 vjet; persona shfrytëzues të ndihmës sociale ose të kompensimit monetarë në bazë të papunësisë; persona që kanë qenë shfrytëzues të Programit për kompensime të kushtëzuara monetare për arsimin e mesëm; persona të cilët kanë pasur statutin e fëmijëve pa prindër dhe pa përkujdesje prindërore; viktima të dhunës familjare; persona të gjinisë femërore, përkatës të bashkësisë etnike rome; prindër të vetëm; prindër të fëmijëve të cilët ballafaqohen me pengesa gjatë zhvillimit; prindër të 3 dhe më shumë fëmijëve.

Personat e interesuar të papunë mund të marrin informacione të hollësishme në lidhje me Programin “Angazhime në punët e dobishme komunale”, mund të  marrin në Sektorin për arsim pranë Qytetit të Shkupit, te personi Sulltana Çuleva, Koordinator komunal për Programin “Angazhime në punët e dobishme komunale”, cdo ditë pune nga ora 08:30 deri 16:30 në numrin e telefonit 02 3297-323.


Prapa   

I krijuar nga adminvm në 6.8.2019
Paralajmërime

     Facebook
  Twitter
  Youtube Channel

Administrata |  Kontakt |  Pyetje |  Panorama
Copyright(C)2009 ���� �����
Vizitorë: 1333169