MK | EN | SQ

www.skopje.gov.mk
Portali zyrtar i Qytetit te Shkupit
Institucionet

QYTETI I SHKUPIT KA RREGULLUAR SIPËRFAQE TË REJA TE GJELBRA NË DISA LOKACIONE

Ekipet e Qytetit të Shkupit gjatë periudhës së kaluar kanë rregulluar më shumë sipërfaqe publike të gjelbra në pjesë të ndryshme të qytetit. Në sheshet dhe korridoret e gjelbra është instaluar rrjeti i ujitjes, janë rregulluar lëndinat e reja dhe formësimet e lulëzuara si dhe janë mbjellë fidanë.

Kështu, në bulevardin Serbia përballë Xhevahir Skaj Siti në sipërfaqe prej 4.781 metra katror është rregulluar sheshi i gjelbër me rrjet hidrantësh dhe 50 spërkatëse. Me gjelbërim është rregulluar edhe hapësira në Lisiçe të re, në mes të bulevardit Ekspedita e Shkurtit dhe rrugës Todor Çangov, në sipërfaqe prej 3.635 metra katrorë.

Është gjelbëruar edhe hapësira midis rrugëve të Brigada e dytë maqedonase dhe Kemal Sejfullah në Çair në një sipërfaqe prej 3.590 katrorë, si dhe është rregulluar korridori i  gjelbër i bulevardit 8 Shtatori në Karposh - në pjesën ndërmjet bulevardit Aradhat partizane dhe bul.Mitropolit Teodosij Gologanov, në një sipërfaqe prej 3.479 metra katror

Gjatë muajve të kaluar me gjelbërim janë pasuruar sipërfaqet e gjelbra publike edhe në bulevardin Mitropolit Teodosij Gologanov, tek “Replek”; në bulevardin Aradhat partizane në afërsi të Sallës universale, si dhe hapësira prapa "Drvodekor" dhe në bulevardin Mitropolit Teodosij Gologanov  në afërsi të shtëpisë studentore "Kuzman Josifovski Pitu".

Ngritja dhe rregullimi i hapësirave të reja të gjelbra është ndër prioritetet e Qytetit të Shkupit. Aktivitetet për rregullimin e shesheve të reja të gjelbra dhe korridoreve të gjelbra do të vazhdojnë gjatë gjithë verës.


Prapa   

I krijuar nga UserAA në 12.7.2019
Paralajmërime

     Facebook
  Twitter
  Youtube Channel

Administrata |  Kontakt |  Pyetje |  Panorama
Copyright(C)2009 ���� �����
Vizitorë: 1333135