MK | EN | SQ

www.skopje.gov.mk
Portali zyrtar i Qytetit te Shkupit
Institucionet

FILLOI RIPARIMI I RRUGËS LAZAR LIÇENOSKI
 

 

Ekipet e Qytetit të Shkupit sot filluan fazën e parë të rindërtimit të rrugës Lazar Liçenoski në pjesën qendrore të qytetit. Sot, kryetari Petre Shilegov dhe kryetari i Komunës Qendër, Sasa Bogdanoviq, i mbikëqyrën punimet  ndërtimore në këtë rrugë.

 - Pas riparimit rekord të rrugës Ljubljanska, ja ku jemi sot në një nga rrugët më të dëmtuara në qytet, në rrugën Lazar Liçenoski, ku filluan aktivitetet e punës dhe pritjet tona janë se do të përfundojnë në 20 ditët e ardhshme, tha Shilegov.

 


 Rikonstruksioni do të kryhet përgjatë rrugës, gjegjësisht do të riparohen gjithsej 493 metra.

- Është parashikuar gërryerje e plotë dhe vendosje e asfaltit të ri me sipërfaqe prej 4.565 metra katrorë. Përveç kësaj, në këtë rrugë është parashikuar asfaltimi i trotuareve dhe vendosja e skajoreve të reja prej betoni. Këto aktivitete do të kontribuojnë në përmirësimin e hapësirës rreth Kalasë së Shkupit. Për rikonstruksionin e kësaj rruge, Qyteti i Shkupit do të shpenzojë rreth 10.6 milionë denarë me TVSH të llogaritur - tha Shilegov.


 


 Gjatë verës do të vazhdojë rindërtimi i disa bulevardeve dhe rrugëve nën kompetencë të  Qytetit të Shkupit. Për këtë arsye, Shilegovi edhe njëherë u bëri lutje qytetarëve për mirëkuptim derisa të zgjasin aktivitetet ndërtimore. Ai gjithashtu u bëri thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të respektojnë sinjalizimin e vendosur rrugor dhe t'i ndjekin informatat mbi regjimin e përkohshëm të trafikut të cilat i publikon Qyteti i Shkupit.

Prapa   

I krijuar nga UserAA në 27.6.2019
Paralajmërime

     Facebook
  Twitter
  Youtube Channel

Administrata |  Kontakt |  Pyetje |  Panorama
Copyright(C)2009 ���� �����
Vizitorë: 1333166