MK | EN | SQ

www.skopje.gov.mk
Portali zyrtar i Qytetit te Shkupit
Institucionet

FILLOI REALIZIMI I PROJEKTIT PËR NDËRTIMIN E URËS SË RE NË LUMEN VARDAR NË AERODROM

 

 

Filloi projekti kapital i Qytetit të Shkupit për lidhjen e Aerodromit me Keramidnicën me ndërtimin e bulevardit ASNOM,  dhe ndërtimin e urës mbi lumin Vardar.

Kjo është faza e parë nga tre fazat e ndërtimit të këtij bulevardi, ku në fazat e ardhshme  do të ndërtohet një urë në lumin Vardar dhe do bëhet lidhja me bul. Goce Dellçev. Me realizimin e plotë të këtij projekti kapital, komunave të Aerodromit, Qendrës dhe Gazi Babës do t'u sigurohet  lidhje e shpejtë e trafikut, e sigurt dhe moderne.

 

 

- Qyteti i Shkupit i ka përfunduar të gjitha procedurat dhe pres që faza e parë e këtij projekti kapital të jetë gati deri në fund të këtij viti, pas së cilës do të vazhdojë realizimi i fazës së dytë dhe ndërtimi i urës në lumin Vardar. Ky është vetëm një nga projektet  infrastrukturore që do të realizojmë këtë vit për të përmirësuar infrastrukturën e trafikut në Shkup. Gjatë këtij viti do ta rindërtojmë plotësisht bul. Aradhat partizane nga kryqëzimi me bul. 8 Shtatori deri te ura Kombet e Bashkuara në Vllae dhe do të rindërtojmë plotësisht bul.Koço Racin nga kryqëzimi te Vero Qendra deri te rruga 11 Tetori (Kryqi i Kuq). Paralelisht me këto projekte, vazhdon edhe ndërtimi i dy bulevardeve të reja Hristijan Todorovski Karposh dhe Bosnje dhe Hercegovina, tha kryetari Shilegov.

 

 

Në fazën e parë të këtij projekti, do të bëhet zgjerimi i bulevardit ASNOM, në pjesën prej te udhëkryqi me bulevardin Serbia deri te udhëkryqi me bul.Vasko Karangeleski. Gjatësia e rrugës në fazën e parë është 845 metra, ku bulevardi i ri ASNOM do të fitojë 3 korsi në të dyja anët, gjelbërim të mesëm, shtigje për këmbësorë dhe biçikleta në të dy anët e bulevardit, si dhe shtigje për personat me shikim të dëmtuar përgjatë shtigjeve për këmbësorë.

 

 

Bulevardi i ri do të ndriçohet me ndriçim me efikasitet energjetik – LED - dhe do të vendosen edhe puseta të reja që do të lidhen me kanalizimin ekzistues atmosferik.

Faza e parë e ndërtimit të bul. ASNOM është planifikuar të përfundojë në afat prej 6 muajve dhe për të njëjtin Qyteti i Shkupit do të shpenzojë rreth 50.6 milion denarë.

Prapa   

I krijuar nga UserAA në 24.4.2019
Paralajmërime

     Facebook
  Twitter
  Youtube Channel

Administrata |  Kontakt |  Pyetje |  Panorama
Copyright(C)2009 ���� �����
Vizitorë: 1343826