MK | EN | SQ

www.skopje.gov.mk
Portali zyrtar i Qytetit te Shkupit
Institucionet

SHILEGOVI NË TAKIMI BILATERAL ME KRYETARIN E TIRANËS, VELIAJ

 

 

 

Në kuadër të ditës së dytë të Asamblesë së Përgjithshme të Rrjetit të shoqatave të pushteteve lokale në Evropën Juglindore (NALLAS),që u mbajt në Shkup Kryetari Petre Shilegov realizoi një takim bilateral me kryetarin e Tiranës Erion Veliaj.


 

 

Të dy kryetarët diskutuan në disa tema nga fusha e vetëqeverisjes lokale, me theks në mundësitë për zhvillim të përshpejtuar ekonomik të Shkupit dhe Tiranës dhe konceptin e qyteteve të mençura. Ata shkëmbyen përvoja pozitive mbi transportin e qëndrueshëm urban, zgjidhjet e infrastrukturës dhe ngritjen e higjienës komunale.

 

 

 

Shilegov dhe Veliaj gjithashtu folën edhe për bashkëpunimin e mirë që e kultivojnë dy qytetet dhe theksuan se në periudhën e ardhshme do të punojnë për ta thelluar këtë bashkëpunim.

Prapa   

I krijuar nga UserAA në 12.4.2019
Paralajmërime

     Facebook
  Twitter
  Youtube Channel

Administrata |  Kontakt |  Pyetje |  Panorama
Copyright(C)2009 ���� �����
Vizitorë: 1343829