MK | EN | SQ

www.skopje.gov.mk
Portali zyrtar i Qytetit te Shkupit
Institucionet

KRYETARI SHILEGOV I EMËRUAR PËR KRYETAR I NALAS
 

 

Kryetari Petre Shilegov sot u emërua kryetar i Rrjetit të shoqatave të pushteteve lokale të Evropës Juglindore (NALLAS) të Asamblesë së përgjithshme të kësaj organizate të rëndësishme që u mbajt në Shkup.

Asambleja e katërmbëdhjetë e përgjithshme e NALlAS-it, që sot u mbajt në Shkup dhe Veles bashkoi më shumë se 70 kryetarë të komunave, ekspertë në fushën e vetëqeverisjes lokale dhe përfaqësues të shoqatave të pushteteve lokale nga 12 vende të cilët do të diskutojnë në disa tema në fushën e vetëqeverisjes lokale nën moton "Qytetet si nxitës të rritjes ekonomike - Vizioni 2030 ".

 

 

- Në përputhje me metodologjinë paraprakisht të përcaktuar të presidencës së radhës, kam nderin si Kryetar i BNVL në Republikën e Maqedonisë së Veriut nga sot ta marrë presidencën e NALLAS-it. Në periudhën e ardhshme pres që shumë procese që janë të rëndësishme për asociacionet kombëtare anëtare të NALLAS-it t'i çojmë përpara, sidomos proceset e decentralizimit dhe decentralizimit fiskal. Pres që ta bëjmë bashkimin e asociacioneve të vetëqeverisjes vendore në Shqipëri dhe pas zgjedhjeve të majit në Greqi do të sigurojë anëtarësimin edhe në asociacionin e vetëqeverisjes lokale të Greqisë. Na pret një periudhë dinamike, puna në NALLAS dhe në BNVL është për të arritur standardet që do të lehtësojnë punën e kryetarëve të komunave - tha kryetari i Shilegov.

 

 

 

Në Asamblenë e përgjithshme, të pranishmit do ta shqyrtojnë punën e NALLAS në vitin 2018 dhe planin e punës për vitin 2019, me theks në përpjekjet e rrjetit për arritjen e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik dhe përballjen me fatkeqësitë natyrore. Gjatë ditës do të shihet roli i qyteteve dhe autoriteteve lokale në zhvillimin ekonomik, se si ky rol mund të forcohet në dobi të qytetarëve të Evropës Juglindore dhe cilat janë shembujt më të mirë nga të cilat qytetet mund të mësojnë.

 

 


Ngjarja është organizuar nga NALLAS dhe Banka botërore - Programi për partneritet urban të Austrisë dhe është mundësi e rrallë për përfaqësuesit e zgjedhur të diskutojnë për decentralizimin dhe shkëmbimin e përvojave pozitive me qëllim të përmirësimit të shërbimeve publike.

 

 

 

Ky takim ka për qëllim të kontribuojë autoritete lokale që të imponohen si partnerë të Komisionit Evropian dhe Këshillit për zhvillimin rajonal në zbatimin e agjendës rajonale të zhvillimit ekonomik që është rezultat i procesit të Berlinit.

 

 


NALLAS përbëhet nga 14 shoqata që përfaqësojnë rreth 9. 000 vetëqeverisje vendore, të zgjedhur direkt nga më shumë se 80 milionë qytetarë në Evropën Juglindore. Organizata e promovon procesin e decentralizimit, kontribuon në procesin e pajtimit dhe stabilizimit në rajon dhe në këtë kontekst kontribuon në procesin e integrimit evropian të të gjithë rajonit.

Kryetari Shilegov nga dita e sotme do të kryesojë me këtë organizatë për bashkëpunim rajonal gjatë vitit të ardhshëm.

Prapa   

I krijuar nga UserAA në 11.4.2019
Paralajmërime

     Facebook
  Twitter
  Youtube Channel

Administrata |  Kontakt |  Pyetje |  Panorama
Copyright(C)2009 ���� �����
Vizitorë: 1333155