MK | EN | SQ

www.skopje.gov.mk
Portali zyrtar i Qytetit te Shkupit
Institucionet

INTERSKOPKEJKS

Këtë fundjavë gjegjësisht më 10 dhe 11 nëntor 2018 nga ora 11:00 në holin e Qendrës Vero do të mbahet manifestimi ndërkombëtar i dhjeti me radhë Interskopkejks 2018 në Shkup. Nikoqir i manifestimit është Qyteti i Shkupit dhe organizator HOA Engjujt.

Hepeningu është prezantim dhe garë e pjesëmarrësve në përgatitjen dhe dekorimin e tortave. Ngjarje kjo përmes të cilës qytetarëve të Shkupit dhe përtej u ofrohet mundësia për të shijuar krijimet e amatorëve dhe profesionistëve në këtë fushë, dhe përmes tyre të bëhen pjesë në zhvillimin e vetëdijes për humanizëm.

Manifestimi ka karakter humanitar, dhe tortat do t'u dhurohen fëmijëve të familjeve të rrezikuara sociale.

Interskopkejks do të mbahet dy ditë, i organizuar në dy pjesë: revyal dhe zyrtar. Gjatë këtyre dy ditëve pjesëmarrësit nga Maqedonia dhe jashtë vendit do të garojnë në dy kategori: amatorë dhe profesionistë në temën Ditëlindja e fëmijëve (tortë për fëmijë) dhe Për ditën time të veçantë (torta solemne).

Prapa   

I krijuar nga UserAA në 9.11.2018
Paralajmërime

     Facebook
  Twitter
  Youtube Channel

Administrata |  Kontakt |  Pyetje |  Panorama
Copyright(C)2009 ���� �����
Vizitorë: 1246624