MK | EN | SQ

www.skopje.gov.mk
Portali zyrtar i Qytetit te Shkupit
Institucionet

JANË SHTERUR MJETET PËR SUBVENCIONE PËR STUFA ME PELETA

Qyteti i Shkupit i informon qytetarët se mjetet e parashikuara për subvencione për blerjen e stufave me paleta janë shteruar, gjegjësisht sot deri në ora 16:00, janë pranuar 200 kërkesa.

Me këtë, plotësohet kushti për përfundimin e thirrjes publike dhe kërkesat e qytetarëve për subvencione për blerjen e stufave me peleta nuk do të pranohen nga punonjësit në arkivin e Qytetit të Shkupit.

Me thirrjen publike për kompensimin e një pjese të shpenzimeve të qytetarëve në territorin e Qytetit të Shkupit për blerjen e stufave me paleta, qytetarët patën mundësinë të blejnë stufa me peleta ndërsa Qyteti i Shkupit t'i subvencionojë ato në lartësinë prej 70% të vlerës së stufës, por jo më shumë se30.000 denarë me tatimin mbi të ardhurat personale. Për këtë thirrje të dytë publike në vitin 2018, ishin paraparë rreth 5 milion denarë për subvencione për blerjen e stufave me paleta në Buxhetin e Qytetit të Shkupit.

Rikujtojmë se kjo është thirrja e dytë publike në vitin 2018 për të subvencionimin e stufave me peleta, dhe më herët në maj të këtij viti, u ndanë 187 subvencione

Subvencionimi i blerjes së stufave me peleta stimulon banorët e qytetit të Shkupit (familjet) për përdorimin e lëndës djegëse më të pastër dhe stufa me cilësi më të lartë për ngrohjen e shtëpive të tyre, të cilat kanë efikasitet më të lartë të energjisë dhe emetime më të ulëta në ajër dhe është një nga masat që kontribuon në uljen e ndotjes së ajrit.

Prapa   

I krijuar nga UserAA në 7.11.2018
Paralajmërime

     Facebook
  Twitter
  Youtube Channel

Administrata |  Kontakt |  Pyetje |  Panorama
Copyright(C)2009 ���� �����
Vizitorë: 1246634