MK | EN | SQ

www.skopje.gov.mk
Portali zyrtar i Qytetit te Shkupit
Institucionet

KONEKTUESI I RI LIDH TRE SHTIGJE TË ÇIKLIZMIT NË KARPOSH

 

Qyteti i Shkupit vazhdon të investojë në përmirësimin e infrastrukturës të çiklizmit në Shkup.

Këto ditë ka përfunduar ndërtimi i shtegut të ri të çiklizmit dhe për këmbësorë në bulevardin "8 Shtatori", i cili shtrihet nga ura te hoteli  Aleksandar Pallas deri te rruga "Varshavska".

Në promovimin e shtegut të ri të çiklizmit ishte i pranishëm kryetari Shilegov  

 

 

- Gjatësia totale e shtegut në këtë pjesë arrin në 1.200 metra dhe kështu me sukses i lidhëm shtigjet ekzistuese të çiklizmit 1 dhe 2 me bregun e lumit Vardar. Gjerësia e shtigjeve është 2.5 metra, që mundëson trafikun e biçikletave në dy drejtime. Shtegu i çiklizmit është pjesë e të ashtuquajturit. "Konektuesi 5", i cili pas përfundimit të ndërtimit të tij me një gjatësi totale prej 2. 044 metrash është planifikuar t'i lidhë rrugët e 1, 2 dhe 3 dhe shtrihet përgjatë gjithë bulevardit, më saktësisht nga kryqëzimi me bulevardin "Mitropolit Teodosij Gologanov" deri te kryqëzimi me rrugën "Skupi" - tha Shilegov.


 

Për ndërtimin e shtigjeve të çiklizmit dhe këmbësorëve janë shpenzuar 15 milion denarë. Në një pjesë të këtij shtegu bëhen matje eksperimentale të temperaturës së asfaltit dhe për këtë arsye kjo pjesë e shtegut është ngjyrosur me ngjyrë të bardhë. Pilot testimi është pjesë e projektit Evropian EPIKURO EKO që synon rritjen e rezistencës të qytetit ndaj ndryshimeve klimatike.

Pas përfundimit të këtij shtegu do të lidhen tri rrugët kryesore në Shkup dhe bregu i lumit  Vardar dhe qytetarët e Karposhit, si dhe qytetarët e tjerë që jetojnë dhe punojnë këtu do të mund të arrijnë në shtëpitë dhe punët e tyre më shpejt me biçikletë.

 

 

 

Përveç në këtë lokacion, aktualisht po punohet në ndërtimin e shtigjeve të reja të çiklizmit në disa vende në qytet me gjatësi totale prej mbi 5 kilometrash. Shtigjet e reja po ndërtohen  në bulevardin "Boris Trajkovski", në rrugën "11 Tetori", në bulevardin "Krste Petkov Misirkov" dhe në rrugën "Butelska".

Prapa   

I krijuar nga UserAA në 29.8.2018
Paralajmërime

     Facebook
  Twitter
  Youtube Channel

Administrata |  Kontakt |  Pyetje |  Panorama
Copyright(C)2009 ���� �����
Vizitorë: 1246628