MK | EN | SQ

www.skopje.gov.mk
Portali zyrtar i Qytetit te Shkupit
Institucionet

SALLA UNIVERSALE I KTHEHET QYTETIT

 

Kryetari Shilegov dhe ministri i kulturës Robert Alagjozovski nënshkruan sot Letër qëllimore përmes së cilës definohen aktivitetet për avancimin e kulturës në territorin e Qytetit të Shkupit përmes financimit të përbashkët të ndërtimit të Sallës Universale.



- Salla Universale i kthehet qytetit. Për këtë qëllim nënshkruam letër qëllimore me Ministrinë e kulturës me të cilën përcaktohen aktivitetet për promovimin e kulturës në qytetin e Shkupit përmes financimit të përbashkët të ndërtimit të Sallës Universale. Aty do të organizohen ngjarje kulturore dhe sportive, dhe qytetarët e Shkupit dhe Maqedonisë në përgjithësi do të munden të ushtrojnë të drejtat dhe vlerat e tyre shoqërore dhe kulturore. Është planifikuar që ndërtimi i sallës të fillojë  në vitin 2019 - njoftoi në konferencën për media Kryetari Shilegov.

Shilegov rikujtoi se salla ishte e mbyllur për vizitorët për dy vjet.

 


- Arsyet po i shihni prapa meje. Rindërtimi i Sallës universale, si simbol i solidaritetit, në vitet e fundit ishte vetëm subjekt i manipulimit nga qeveria e mëparshme. Para zgjedhjeve u përpiluan dhe u prezantuan në publik shumë projekte, nga të cilat u realizua vetëm riemërimi i këtij objekti. Premtimet parazgjedhore janë bërë që nga viti 2009. Por as pushteti i mëparshëm lokal as pushteti qendror i mëparshëm nuk u përpoqën të ndërtonin sallë të re. Për vite, askush nuk ka investuar në këtë objekt. U premtova bilbilave të artë se për 50 vjetorin jubilar të ditëlindjes së tyre do të këndojnë në Sallën e re universale. U premtova bashkëqytetarëve të mi se ky simbol i solidaritetit do të marrë shkëlqimin e tij që e kishte në të kaluarën. Festivalet e fëmijëve do të kthehen përsëri në Sallën universale - theksoi Shilegov.

 


Ndërtimi i sallës do të jetë në përputhje me standardet më moderne të sigurisë, për komoditetin e shikueshmërisë së mirë dhe për qasjen në objekt. Pamja dhe funksionaliteti do të ruhen, me përmbajtje shtesë për institucionet e tjera kulturore.

- Sot kur hyra brenda e pashë pllakën në të cilën janë të shënuara 35 vende që ndihmuan në ndërtimin e Sallës universale pas tërmetit në vitin 1963. Fjalia e fundit thotë: "Ky objekt do të mbetet si simbol i përhershëm i solidaritetit njerëzor ndërkombëtar në rindërtimin e Shkupit pas tërmetit katastrofal të 26 korrikut 1963". Për këtë arsye Salla universale duhet të kthehet ashtu siç ishte. Prandaj Salla universale do ta përfaqësojë sërish kulturën qendrore të Shkupit - tha kryetari Shilegov.

 


Ministri Alagjozovski theksoi se sot shënohet fillimi i rindërtimit të Sallës universale dhe shprehu besimin se bashkëpunimi i shkëlqyeshëm me Qytetin e Shkupit do të kontribuojë në ndërtimin e një objekti kulturor sipas të gjitha standardeve botërore.

Prapa   

I krijuar nga UserAA në 15.5.2018
Paralajmërime

     Facebook
  Twitter
  Youtube Channel

Administrata |  Kontakt |  Pyetje |  Panorama
Copyright(C)2009 ���� �����
Vizitorë: 1253741