MK | EN | SQ

www.skopje.gov.mk
Portali zyrtar i Qytetit te Shkupit
Institucionet

U MBOLL DRURI I TË DREJTAVE TË NJERIUT NË VENDIN E ÇOSETOS
 

 

 

Kryetari Shilegov, së bashku me zëvendësministrin e punëve të jashtme të Gjermanisë, Mihael Rot, kryetarja e Këshillit të Qytetit të Nirnbergut, Anja Prels-Kamerer dhe Ambasadori i Gjermanisë, Thomas Gerberih si dhe përfaqësuesit e qytetit të binjakëzuar të qytetit të Nirnbergut, mbajtën sot konferencë për media para Pallatit gjyqësor.

- Në këtë lokacion, në të cilin pak më shumë se para dy muajve u hoq objekti ilegal ku ishte i vendosur busti i Andon Lazov Janev-Çoseto, sot u mboll druri i të drejtave të njeriut. Vendosja e bustit të Çosetos para ndërtesës së gjykatës u kuptua si mesazh për dëgjueshmëri partiake të gjyqtarëve të qeverisë së atëhershme. Por, heqja e bustit dhe mbjellja e të ashtuquajturit dru i të drejtave të njeriut në vendin e postamentit-ndërtim ilegal është simbol i respektit të ligjshmërisë, drejtësisë dhe barazisë - theksoi Shilegov.

Druri që zëvendësoi ndërtimin e paligjshëm është i llojit Ginko, simbol i të drejtave të njeriut.

Për këtë arsye, përveç drurit, do të vendoset pllakë e gdhendur që do të kujtojë të drejtën për gjykim të drejtë dhe publik të çdo qytetari para gjykatës së pavarur dhe të paanshme të shprehur në Deklaratën universale për të drejtat e njeriut të Kombeve të Bashkuara.

- Pllaka që është donacion nga qyteti i binjakëzuar Nirnberg do të përçojë porosinë  se drejtësia në gjykatë ndahet në mënyrë të paanshme. Gjyqësori do të jetë i pavarur dhe i lirë nga kontrolli politik. Barazia e qytetarëve para ligjit është e garantuar. Me këtë veprim, Qyteti zgjedh simbolikën e ligjshmërisë përpara paligjshmërisë, drejtësisë përpara bindjes partiake, jetës përpara bronzit dhe betonit - theksoi Shilegov.

Ai shtoi se çdo dru i mbjellë lë një shenjë të përhershme në investimin për një jetë më të mirë për të gjithë, dhe çdo hap i ndërmarrë nga administrata e qytetit synon përmirësimin e kushteve të jetesës të të gjithë qytetarëve.

Shilegovi e falenderoi qytetin e Nirnbergut për dhurimin e pllakës dhe mbështetjen që ia jep qytetit të Shkupit.

Prapa   

I krijuar nga UserAA në 10.5.2018
Paralajmërime

     Facebook
  Twitter
  Youtube Channel

Administrata |  Kontakt |  Pyetje |  Panorama
Copyright(C)2009 ���� �����
Vizitorë: 1231010