MK | EN | SQ

www.skopje.gov.mk
Portali zyrtar i Qytetit te Shkupit
Institucionet

LIROHET NJË PJESË E TROTUARIT TEK BIT PAZARI DHE RREGULLOHET TREGU I RI LULEVE NË SHKUP

 

 

Shkupi fitoi edhe treg të ri të luleve. Qyteti i Shkupit mundësoi që tezgat me lule që ishin të vendosura në trotuarin përgjatë Bit Pazarit, të vendosen në vetëm 100 metra larg nga ky vend, prapa poliklinikës së Bit Pazarit.

 

 


- Qyteti i Shkupit dhe Komuna e Çairit me mbështetjen e Esnafit të Çarshisë së Vjetër dhe Odës së Tregtarëve të Republikës së Maqedonisë filluan çlirimin e rrugëve dhe trotuareve nga të gjitha pengesat që pengojnë zhvillimin normal të trafikut ku marrin pjesë automjetet motorike, çiklistët dhe këmbësorët. Prej ditës se sotme Shkupi fitoi edhe një treg tjetër të luleve. Qyteti mundësoi që tezgat me lule që ishin të vendosura në trotuarin përgjatë Bit Pazarit, të vendosen në vetëm 100 metra larg nga ky vend, prapa ambulancës së Bit Pazarit. U bëj lutje qytetarëve tanë të ndihmojnë në këtë proces të adaptimit në lokacionin e ri të tezgave në tregun e luleve. Çdo lule e blerë është një hap ndihmese në këtë periudhë transiti dhe vështirësitë e mundshme në punë. Kemi mirëkuptim se tregtarët që punojnë në tezgat e vendosura në mënyrë ilegale investojnë shumë mund për të fituar mjetet themelore për jetesë – tha zëdhënësi i Qytetit të Shkupit Valon Salihu

Në pjesën përreth tregut, është paraparë të instalohet një taksi stacion i ri, rresht drurësh, rregullim hortikulturor dhe shtylla mbrojtëse në trotuare në të dy anët e bulevardit. Përveç kësaj, planifikohet edhe rregullimi  dhe ndriçimi i pasazheve në Çarshinë e Vjetër të Shkupit.

 

 


- Qëllimi është të ndërtojmë partneritet, ku askush nuk do të dëmtohet, as tregtarët, as pjesëmarrësit në komunikacionin rrugor. Përvojat botërore tregojnë se futja e rendit është në dobi të të gjithëve, veçanërisht për tregtarët, sepse lejon qarkullim më të mirë tregtar. Besojmë se përfitimet nga kjo nismë shumë shpejt do të shihen dhe se iniciativa për çlirimin e rrugëve dhe trotuareve do të mirëpritet. Problemet shumëvjeçare me të cilat ballafaqohen qytetarët e Shkupit të cilët çdo ditë lëvizin në këtë pjesë të qytetit po zgjidhen. Jemi të përkushtuar për të mirën e bashkëqytetarëve tanë. Shkupi qytet për të gjithë - theksoi Salihu.

Prapa   

I krijuar nga UserAA në 9.5.2018
Paralajmërime

     Facebook
  Twitter
  Youtube Channel

Administrata |  Kontakt |  Pyetje |  Panorama
Copyright(C)2009 ���� �����
Vizitorë: 1199139