MK | EN | SQ

www.skopje.gov.mk
Portali zyrtar i Qytetit te Shkupit
Institucionet

AUTOBUSI ELEKTRIK PREJ SOT DO TË QARKULLOJË NË LINJEN ME NUMËR 15

Shkupi prej sot renditet ndër metropolet evropiane që përdorin autobusë elektrikë. Autobusi i ri elektrik për të cilin Qyteti i Shkupit nënshkroi kontratë para rreth tre muajve me kompaninë Chariot Motors për përdorim në provë të autobusit elektrik  tani do të qarkullojë në linjën numër 15 në 6 muajt e ardhshëm.



Stacionet për mbushje në stacionet e fundit në Lisiçe të re dhe Karposh 4 janë instaluar nga EVN-ja.



Në Shkup tashmë qarkullojnë dy autobusë me gaz, në linjën numër 5 dhe linjën numër 2.

- Këto janë mundësi të shkëlqyera që do të na pasurojnë me eksperiencë të re për qytetin, të cilat do të mund t'i përdorim më tutje në planifikimin e modernizimit të transportit publik, për dallim nga më parë, kur autobusët janë blerë vetëm për shkak të pamjes së tyre. Investimi në transportin publik që është efikas në energji dhe nuk ndot ajrin është një investim në krijimin e një mjedisi të shëndetshëm jetësor. Zgjidhja e problemit dhjetëvjeçar të transportit publik në Shkup është pjesë e listës së prioriteteve të qytetit. Këtë vit kemi parashikuar buxhet për subvencione për blerjen e eko -autobusëve në vlerë prej 100 milionë denarë dhe për transportuesit privatë 20 milionë denarë, sepse  Shkupi meriton transport me autobus që nuk ndotin, me efikasitet energjetik dhe që përmbushë plotësisht nevojat e qytetarëve që e përdorin atë. Jemi të vetëdijshëm se kjo nuk e zgjidh problemin tërësisht me ndotjen në Shkup gjatë periudhës së dimrit, por jemi duke punuar që një nga një t'i eliminojmë shkaqet e ndotjes në afat të gjatë - theksoi Shilegov.

Kryetari Shilegov shprehu falënderime për EVN-në që i vendosi stacionet për mbushjen e autobusëve elektrik.

Prapa   

I krijuar nga UserAA në 4.5.2018
Paralajmërime

     Facebook
  Twitter
  Youtube Channel

Administrata |  Kontakt |  Pyetje |  Panorama
Copyright(C)2009 ���� �����
Vizitorë: 1253745