MK | EN | SQ

www.skopje.gov.mk
Portali zyrtar i Qytetit te Shkupit
Institucionet

SHKUPI DHE ATHINA NËNSHKRUAN MARRËVESHJE PËR BASHKËPUNIM

 

 

 

Kryetari i Shkupit, Petre Shilegov dhe kryetari i Athinës, Jorgos Kaminis, sot (27 prill 2018, e premte) në Shkup kanë mbajtur takimin e dytë zyrtar pas vizitës së kryetarit Shilegov në Athinë. Duke njohur elementin kyç që qytetet e sotme e kanë në kontekstin e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe në promovimin e bashkëpunimit të mirë fqinjësor, veçanërisht të qyteteve të mëdha, ata sot nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi midis qyteteve të Shkupit dhe Athinës.

 

 


- Me nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje do të shkëmbejmë informacione, përvoja dhe praktika të mira me Athinën dhe do të kultivojmë bashkëpunimin në fusha të ndryshme të punës dhe kompetencave, si: administrata e qytetit dhe menaxhimi i shërbimeve publike, zhvillimi urban, rezistenca urbane, mbrojtja e mjedisit jetësor  dhe natyrës, aktivitetet kulturore dhe turistike, inovacionet, teknologjia e informacionit dhe digjitalizimi si dhe praktikat e angazhimit qytetar. Në të njëjtën kohë, ne do të punojmë së bashku në kuadër të rrjetit Eurocities dhe do t'i promovojmë kontaktet tregtare - theksoi Shilegov.

Ai theksoi se qytetarët e të dy qyteteve përballen me të njëjtat sfida në jetën e përditshme dhe thellimi i bashkëpunimit dhe shkëmbimi i përvojave do të kontribuojë së bashku për të gjetur zgjidhje për nevojat bashkëkohore të bashkëqytetarëve të tyre.

 

 


- Në këtë drejtim po investojmë tërë potencialin tonë për të krijuar kushte më të mira jetese dhe për të rritur cilësinë e jetës së qytetarëve të Shkupit dhe Athinës. Kjo është ditë historike për qytetet tona. Ne po hapim rrugën për afrimin e ndërsjellë. Synojmë që në interes të bashkëqytetarëve tanë të marrim pjesë bashkërisht në përparimin e të ardhmes së qyteteve brenda familjes evropiane. Kemi vullnet të fortë dhe kapacitet për të përforcuar miqësinë tonë. Së bashku mund të bashkohemi më shpejt me qëllimin tonë nëpërmjet bashkëpunimit intensiv për të siguruar një jetë më të mirë për qytetarët e Shkupit dhe Athinës - tha Shilegov.

 

 


Në drejtimin e tij Shilegov theksoi se qytetet dhe kombet tona kanë më shumë histori që i bashkon se histori që i ndan ato, kështu që kemi zgjedhur Muzeun e artit bashkëkohor vendin ku do të nënshkruhet kontrata. Ai gjithashtu shtoi se Muzeu do t'i kujtojë në historinë tonë të përbashkët, kur pas tërmetit të Shkupit në vitin '63-të, ndër artistët nga e gjithë bota të cilët kanë dhuruar veprat e tyre dhe mbushën muzeun, ishin edhe 34 grekë

artistë të cilët kanë dhuruar 46 veprave të artit, dhe veprat e tyre janë pjesë e koleksionit greke të këtij muzeu që sot i panë së bashku me mysafirët nga Athina.

 


Solidariteti dhe empatia midis dy kombeve ka ekzistuar atëherë dhe ekziston edhe 55 vjet më vonë, dhe në atë frymë vazhdon edhe sot me thellimin e bashkëpunimit që do të vendosë themelet për marrëdhënie më të afërta mes dy vendeve dhe do të garantojë një të ardhme më të mirë për të gjithë.

Prapa   

I krijuar nga UserAA në 27.4.2018
Paralajmërime

     Facebook
  Twitter
  Youtube Channel

Administrata |  Kontakt |  Pyetje |  Panorama
Copyright(C)2009 ���� �����
Vizitorë: 1199145