MK | EN | SQ

www.skopje.gov.mk
Portali zyrtar i Qytetit te Shkupit
Institucionet

ME LINJËN E RE TË AUTOBUSËVE U HAP SEZONI TURISTIK SHKUPI 2018

 

Kryetari Shilegov sot mori pjesë në fillimin zyrtar të sezonit të ri turistik Shkupi 2018 dhe promovimin e rutës së re turistike të autobusëve.

Ruta e re realizohet në kuadër të "Siti tur bas" (CITY TOUR BUS) nëpërmjet NQP Turs dhe ka për qëllim t'i prezanton të gjitha monumentet kulturore dhe turistike të Shkupit, me theks të veçantë pasurinë e dallimeve kulturore dhe fetare, multi-etnicitetin, Çarshinë e vjetër të Shkupit me të gjitha specifikat e saj nga artizanalet, arkitekturën e Kenzo Tange lidhur me tërmetin dhe Shkupin si qytet të solidaritetit.

 

 

- Po e kthejmë shkëlqimin e vjetër të Shkupit, duke pasuruar ofertën turistike të qytetit me përmbajtje moderne që me të vërtetë do të tërheqin turistë të rinj. Qëllimi ynë është që turistët e rinj pasi ta vizitojnë Shkupin në vendet e tyre të përcjellin përvoja të këndshme - të denja për reputacionin e qytetit tonë, sipas shembullit të kryeqyteteve të tjera evropiane dhe botërore. Përfitimet e sezonit të ri turistik këtë vit përfshijnë promovimin e park-malit Vodno dhe  Matkë si eko-oaza, teleferikun në Vodno, si dhe promovimin e ngjarjeve si Wizz Air Maratona e Shkupit e cila do të mbahet më 6 maj, gara në Vodmo “I pari në majë” që do të mbahet më 20 maj, Vera e Shkupit, si dhe ngjarje të tjera që Shkupin e bëjnë brend me të cilin të gjithë krenohemi  - tha Shilegov.

 

 

Kryetari Shilegov shtoi se Qyteti i Shkupit do të vazhdojë aktivitetet e tij për zhvillimin e turizmit në Shkup dhe përmirësimin e kushteve për të gjithë vizitorët e tij.

 


- Po punojmë shumë për të promovuar turizmin në qytet dhe Ju siguroj se me pak kreativitet ne do të bëhemi një destinacion i mirë turistik. Shkupi ka potencial të madh të pashfrytëzuar për zhvillimin e turizmit që duhet të përdoret dhe do të përdoret në mënyrë të drejtë ku të gjitha përfitimet më së shumti do t'i ndjejnë qytetarët e Shkupit - tha Shilegov.

Prapa   

I krijuar nga UserAA në 26.4.2018
Paralajmërime

     Facebook
  Twitter
  Youtube Channel

Administrata |  Kontakt |  Pyetje |  Panorama
Copyright(C)2009 ���� �����
Vizitorë: 1231013