MK | EN | SQ

www.skopje.gov.mk
Portali zyrtar i Qytetit te Shkupit
Institucionet

SHILEGOV: DRISLA NUK DO TA NDOT MË AJRIN

 

 

Sot, kryetari Shilegov organizoi në Drisla - Ditë të Hapur për gazetarët dhe përfaqësuesit dhe aktivistët nga OJQ-të ekologjike. Në suaza të Ditës së Hapur, u lëshua në përdorim filtri i ri për djegien e mbeturinave medicinale (isenerator). 

 


 - Drisla nuk do ta ndot më ajrin. Nga sezoni i ardhshëm, Drisla nuk do të jetë faktor për ndotjen e ajrit, veçanërisht në vendbanimet rreth stacionit matës në Lisiçe. Nga dita e sotme në funksion është filtri i ri në deponinë e Drislës. Bëhet fjalë për një filtër i vendosur në inseneratorin për djegien e mbeturinave mjekësore dhe ai i absorbon  grimcat PM10, monoksidin e karbonit dhe grimcave të tjera të lëshuara gjatë djegies. Instalimi është bërë në përputhje me rekomandimet e Inspektoratit shtetëror të mjedisit jetësor – theksoi  Shilegovi.

Ai theksoi se filtri do të përdoret derisa të instalohet furra e re dhe e mëparshmja është jashtë funksionit për disa muaj, gjegjësisht pas kontrollit të Inspektoratit shtetëror, i cili arriti në përfundimin se nuk i plotësonte kriteret për veprimtarinë që e kryen, e e cila si e tillë ishte lënë për vite me radhë në funksion nga pushteti i mëparshëm.

 


- Detyrimi ynë është të iniciojmë procedura që nuk janë nën ingjerenca të qytetit me qëllim për të provokuar reagimin e autoriteteve shtetërore, dhe të cilat kanë të bëjnë me mbrojtjen e mjedisit jetësor dhe përmirësimin e ajrit që thithim. Para lëshimit në përdorim, u kryen testimet për punën e filtrit, të cilat treguan rezultate të shkëlqyera - tha Shilegov.

Me testimet e bëra u vërtetua se sasia mesatare e gazrave të shkarkuara të monoksidit të karbonit, oksideve të azotit, oksideve të squfurit dhe grimcave PM10 nuk tejkalojnë vlerat kufitare në përputhje me Rregulloren për vlerat kufitare të gazrave gjatë djegies së mbeturinave dhe kushtet dhe mënyrën e funksionimit të instilacioneve për djegie.

 


-Në mënyrë plotësuese, përveç instalimit të filtrit në mënyrë që të krijohet një zgjidhje e plotë ekologjike, karburanti në të cilin punon furra - nafta zëvendësohet me gaz. Siç kemi premtuar, po punojmë në zgjidhjet afatgjata për të zgjidhur problemin e ndotjes së ajrit në Shkup gjatë periudhës së dimrit. Jemi të vetëdijshëm se me këtë nuk e zgjidhim plotësisht problemin e ndotjes, por gjithashtu duhet të jemi të vetëdijshëm se me këto hapa arrihet deri te një zgjidhje e përhershme - theksoi Shilegov.

 


 Deponia “Drisla” ka A- leje të integruar ekologjike dhe është e vetmja deponi në vend që mbeturinat komunale të grumbulluara i deponon në përputhje me standardet evropiane. Me vendosjen e filtrit të ri në furrën e djegies së mbeturinave mjekësore, ajo tërësisht i plotëson të gjitha standardet, në përputhje me Ligjin për cilësinë e ajrit ambiental. 

 Vlerat e matura të gazrave dhe grimcave PM10 që i lëshon, edhe pse kryesisht në vlerat kufitare, në përputhje me Ligjin për cilësinë e ajrit të ambientit, i tejkaluan ato në periudha të caktuara të procesit të djegies, gjë që tregonte nevojën për ndërtimin dhe instalimin e një filtri të ri i cili do të minimizojë të gjitha vlerat e gazrave dhe pluhurin që liron. Përveç kësaj, me qëllim të krijimit të një zgjidhjeje të plotë ekologjike, karburantin në të cilin punon furra - nafta zëvendësohet me gaz propan-butan.

 


Vet filtri përbëhet nga një kapës mekanik të grimcave PM, ftohës, qymyr i aktivizuar, bronz poroz dhe një spërkatës me ujë. Mbi spërkatësin e mjegullës së ujit është një oxhak që ka hapje për lidhjen e sondave për matje.

Matjet në daljen e filtrit treguan rezultate të shkëlqyera:

 

  • Monoksidi i karbonit ishte 140,09 mg / m3 nga 150 të lejuara.
  • Oksidet e azotit 60.71mg / m3 nga kufiri 400mg / m3 dhe dioksidi i squfurit 23.22mg / m3, nga kufiri maksimal i lejuar 200mg / m3.
  • Sasia e grimcave të ngurta dhe të pluhurit të matur, gjegjësisht të grimcave PM 10 ishte 25.84 mg / m3 e vlerës kufitare, 30 mg / m3.
  • Oksidet sulfurike dhe azoti zvogëlohen me 10 deri në 15 herë. CO është reduktuar gjithashtu dhe PM grimcat nga 150-160mg / m3 kanë rënë në 25mg / m3.

 

Në bazë të këtyre rezultateve, laboratori i akredituar konkludoi se në përputhje me Rregulloren për vlerat kufitare për emetimet gjatë djegies dhe incinerimit të mbetjeve dhe kushtet dhe mënyrën e funksionimit të instalimeve për djegie (Gazeta Zyrtare e RM-së, nr. 123/2009) përqendrimet mesatare të emetimeve nuk tejkalojnë vlerat kufitare.

Prapa   

I krijuar nga UserAA në 25.4.2018
Paralajmërime

     Facebook
  Twitter
  Youtube Channel

Administrata |  Kontakt |  Pyetje |  Panorama
Copyright(C)2009 ���� �����
Vizitorë: 1253728