MK | EN | SQ

www.skopje.gov.mk
Portali zyrtar i Qytetit te Shkupit
Institucionet

THIRRJE PUBLIKE

Qyteti i Shkupit, me qëllim që të stimulojë banorët e Qytetit të Shkupit për të përdorur biçikletat, qytetarëve të cilët do të blejnë biçikletë nga dita e publikimit të Thirrjes publike deri më 31.08.2018, do t’u kompensojë një pjesë të shpenzimeve të bëra gjatë blerjes së biçikletës, gjegjësisht biçikletës së adoptuar për personat me invaliditet trupor.

1.2. Mjetet të cilat do t’i subvencionojë Qyteti i Shkupit janë në shumë prej 50% të vlerës së biçikletës, por jo më shumë se 3.000,00 denarë për person, me tatim të përfshirë të të ardhurave personale, si dhe 50% të vlerës së biçikletës së adoptuar për persona me invaliditet trupor, por jo më shumë se 90.000,00 denarë për person, me tatim të përfshirë të të ardhurave personale.

. Thirrja publike do të realizohet sipas parimit “i pari i ardhur, i pari i shërbyer”.

 

2.Të drejtë për pjesëmarrje në Thirrjen publike

Të drejtë për pjesëmarrje në Thirrjen publike kanë banorët e Qytetit të Shkupit (në komunat: Aerodrom, Butel, Gazi Babë, Gjorçe Petrov, Karposh, Kisella Vodë, Saraj, Qendër, Çair dhe Shuto Orizarë), të cilët do të blejnë biçikletë nga dita e publikimit të Thirrjes publike deri në harxhimin e buxhetit të dedikuar për atë qëllim, por jo më vonë se deri më 31.08.2018, dhe të cilët përmbushin kushtet e kësaj Thirrje publike.

 

3. Kushtet të cilat duhet të përmbushë kërkuesi

Kërkuesi duhet të përmbushë kushtet në vijim:

  • Të jetë banor i Qytetit të Shkupit (në komunat: Aerodrom, Butel, Gazi Babë, Gjorçe Petrov, Karposh, Kisella Vodë, Saraj, Qendër, Çair dhe Shuto Orizarë),
  • Parashtruesi i kërkesës deri tani të mos ketë marrë mjete financiare për furnizim të biçikletës nga Qyteti i Shkupit,
  • Biçikletën ta blejë nga dita e publikimit deri në ditën e përfundimit të Thirrjes publike (deri më 31.08.2018),
  • Të bie në kategorinë e personave me pengesa të vështira motorike në lëvizje (për personat që aplikojnë për biçikleta të adaptuara).
  •  

4. Mënyra e paraqitjes në Thirrjen publike

4.1. Për kompensim të një pjese të shpenzimeve dhe dëshmisë se kushtet për pjesëmarrje në Thirrjen publike janë të përmbushura, kërkuesi deri te Qyteti i Shkupit duhet të parashtrojë:

 

-         Kërkesë për kompensim (Kërkesa mund të merret në arkivin e Qytetit të Shkupit dhe të sigurohet nga internet faqja e Qytetit: www.skopje.gov.mk),

-         Dëshmi për banim në Qytetin e Shkupit, me parashtrim të kopjes së letërnjoftimit valid të kërkuesit, gjegjësisht prindit/kujdestarit të personit të mitur me invaliditet trupor,

-         Kopje të llogarisë transaksione të kërkuesit,

-         Deklaratë se kërkuesi deri tani nuk ka marrë mjete financiare për furnizim të biçikletës nga Qyteti i Shkupit,

-         Dëshmi se është realizuar blerje të biçikletës, edhe atë llogari origjinale fiskale ose faturë me certifikatë nga banka afariste, me datë nga dita e publikimit deri në ditën e përfundimit të Thirrjes publike,

-         Vërtetim se biçikleta është adaptuar për nevojat e kërkuesit – personit me invaliditet trupor, me certifikatë për llojin e adaptimit të realizuar,

-         Vendim për llojin dhe shkallën e invaliditetit trupor të dhënë nga organi kompetent.

Dokument nga alineja 6 dhe 7 parashtrojnë kërkuesit të cilët aplikojnë për subvencionim të një pjese të shpenzimeve për furnizim të biçikletës së adoptuar.

4.2. Një person mund të parashtrojë vetëm një kërkesë për marrje të kompensimit për një biçikletë.

4.3. Kërkesën për kompensim të një pjese të shpenzimeve për blerje të biçikletës, së bashku me dokumentacionin e nevojshëm, qytetarët në zarf të mbyllur i parashtrojnë deri te Komisioni përkatës, përmes Arkivit të Qytetit të Shkupit, bul. Ilinden nr. 82, çdo ditë pune prej ora 09:00 deri në ora 15:30.

 

4.4. Në zarf duhet të theksohet “Thirrje publike për kompensim të një pjese të shpenzimeve për furnizim të biçikletës – Komisioni për realizim të thirrjes publike për kompensim të një pjese të shpenzimeve për furnizim të biçikletës”, gjegjësisht

“Thirrje publike për kompensim të një pjese të shpenzimeve për furnizim të biçikletës – Komisioni për realizim të thirrjes publike për kompensim të një pjese të shpenzimeve për furnizim të biçikletës së adoptuar për persona me invaliditet trupor”  .

 

4.5. Arkivi i Qytetit të Shkupit kërkesat e pranuara do t’i evidentojë me kohë të saktë të parashtrimit (datë, orë dhe minutë), për shkak të vendosjes së rendit sipas të cilit do të shqyrtohen kërkesat.

 

5. Mënyra e realizimit të Thirrjes publike

5.1. Për realizimin e Thirrjes publike Kryetari i Qytetit formon dy komisione edhe atë:

  • Komision për realizim të thirrjes publike për kompensim të një pjese të shpenzimeve për furnizim të biçikletës,
  • Komision për realizim të thirrjes publike për kompensim të një pjese të shpenzimeve për furnizim të biçikletës së adoptuar për personat me invaliditet trupor.

 

5.2. Qyteti i Shkupit, varësisht nga dinamika e arritjes së fletëparaqitjeve, në mënyrë periodike do të informojë opinionin për mjetet e mbetura, deri në shfrytëzimin e tërësishëm të tyre, por jo më së voni deri më 31.08.2018.

 

 

5.3. Pagesa e mjeteve do të realizohet në mënyrë sukseseve, sipas rendit të kërkesave të arritura, deri në përmbushjen e buxhetit të paraparë për këtë qëllim.

5.4. Nëse harxhohen mjetet e parapara financiare, Qyteti i Shkupit do të publikojë përfundim të Thirrjes publike përmes ueb faqes së vet.

Mjetet financiare do të konsiderohen si të përfunduara gjegjësisht të ndara kur me propozim të komisionit, Kryetari i Qytetit do të sjellë vendim për pagesën e mjeteve.

 

6. Mënyra e realizimit të së drejtës për kompensim

6.1. Kryetari i Qytetit të Shkupit me propozim të Komisionit do të sjellë vendim për miratim të kërkesës dhe pagesës së mjeteve për kërkuesit të cilët kanë përmbushur kriteret në pajtim me Thirrjen publike.

6.2. Kryetari i Qytetit të Shkupit me propozim të Komisionit do të sjellë vendim për refuzim të kërkesës nëse kërkuesi nuk ka dokumentacion në rregull dhe të kompletuar gjegjësisht nuk përmbushë kushtet e definuara në pajtim me Thirrjen publike.

Prapa   

I krijuar nga UserAA në 23.4.2018
Paralajmërime

     Facebook
  Twitter
  Youtube Channel

Administrata |  Kontakt |  Pyetje |  Panorama
Copyright(C)2009 ���� �����
Vizitorë: 1231006