MK | EN | SQ

www.skopje.gov.mk
Portali zyrtar i Qytetit te Shkupit
Institucionet

U HAP "ZONA AKTIVE KOKA -KOLA“ NË BREGUN E LUMIT VARDAR
 

 

 

Në bregun e lumit Vardar në afërsi të skejt-parkut, sot /10.11.2017, e premte/  u hap  "Zona aktive Koka -Kola",  e dhjeta me rradhë, të cilën Biraria -Shkupi dhe kompania Koka-Kola ia dhuruan Qytetit të Shkupit.

Zona aktive u hap solemnisht nga Kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov dhe drejtori i marrëdhënie me publikun të Birarisë së Shkupit, Lambro Patçe.

- Jam me të vërtetë i nderuar që Qyteti i Shkupit është përsëri pjesë e këtij projekti, përmes të cilit së bashku me Biraria - Shkup dhe kompaninë Koca-Kola mundemi t’i motivojmë  qytetarët që rregullisht ta praktikojnë sportin dhe shprehi tjera aktive të mënyrës së jetesës, aq më shumë që kjo zonë dhe infrastrukturë është pa pagesë për shfrytëzim dhe është e qasshme për qytetarët në çdo kohë. Qëllimi ynë është që të kemi një qytet të pastër, modern dhe të sigurt dhe qytetarë që kujdesen për veten dhe mjedisin e tyre. Pikërisht kjo është arsyeja pse zona aktive Koca-Kola ka një rëndësi të madhe për Qytetin e Shkupit dhe u bëj thirrje qytetarëve të qytetit tonë që ta ruajnë dhe të kujdesen për të. Gjithashtu, u bëj thirrje të gjitha kompanive ta ndjekin këtë shembull pozitiv të përgjegjësisë shoqërore dhe të tregojnë përgjegjësi më të madhe korporative, respektivisht përmes investimeve në të mirat e përbashkëta publike të investojnë në zhvillimin e biznesit të tyre, në klimën e përgjithshme të biznesit dhe për Shkupin tonë të përbashkët, - tha kryetari Shilegov.

Projekti "Zona aktive Koka-Kola" realizohet në disa komuna në të gjithë Maqedoninë dhe ky projekt përfshin vendosjen e zonave të fitnesit në ambient të hapur, të pajisura me pajisjet më moderne për stërvitje profesionale, dhe janë 24 orë në dispozicion për të gjithë qytetarët pa asnjë kompensim.

- Me Shkupin po e përfundojmë vitin e dytë të këtij projekti të rëndësishëm dhe nëse bëjmë një retrospektive të këtyre dy viteve ku dhuruam gjithsej 10 zona aktive, pa dyshim mund të them se njerëzit e të gjitha moshave të cilët çdo ditë i përdorin këto pajisje për sport dhe rekreacion, dëshmojnë se "Zonat aktive Koka-Kola " janë projekt i suksesshëm që me të vërtetë ka arritur sukses të madh në nxitjen e frymës sportive, madje edhe tek ata që nuk kanë ushtruar aktivitete sportive më parë. Prandaj, Birrara e Shkupit në bashkëpunim me kompaninë Koca-Kola, si një kompani me përgjegjësi shoqërore, do të vazhdojë në drejtim të realizimit të projekteve që promovojnë mënyrën aktive të jetesës, pasi që aktiviteti i rregullt fizik dhe sportiv janë imperativ për ndërtimin e një të ardhmeje të qëndrueshme dhe komunitetit ku jeton kultura sportive - tha Lambro Patçe, drejtor i marrëdhënieve me publikun dhe komunikim të Birrarisë së Shkupit.

Projekti është pjesë e platformës globale të Birrarisë së Shkupit dhe kompanisë Koka -Kola për promovimin e aktiviteteve fizike, sportive dhe rekreative dhe investimeve në bashkësi si bazë për krijimin e shprehive për një jetë aktive dhe motivimin e qytetarëve për aktivitete sportive dhe rekreative në mënyrë të rregullt.

Kjo zonë aktive është donacioni i dytë në Shkup, pas hapjes së zonës së parë vitin e  kaluar në Komunën e Gazi Babës, e cila njëkohësisht shënoi fillimin e projektit afatgjatë të Birrarisë së Shkupit dhe kompanisë Koka-Kola.

Prapa   

I krijuar nga UserAA në 10.11.2017
Paralajmërime

Facebook
Twitter
Youtube Channel
Blogspot
FUPOL

Administrata |  Kontakt |  Pyetje |  Panorama
Copyright(C)2009 ���� �����
Vizitorë: 1135798