MK | EN | SQ

www.skopje.gov.mk
Portali zyrtar i Qytetit te Shkupit
Institucionet

FITUESI I SIVJETMË FILMIT TË KANËS PËR FILLIMIN E “SINEDEJS 2017"

 

 

Dje në mbrëmje /09.11.2017,e enjte  në kinemanë e Qytetit "Millenium", me projeksionin e fituesit  të sivjetmë të filmit të Kanës, filmi "Kuadrati", në regji të Ruben Ostlundit, filloi edicioni i 16-të i Festivalit europian të filmit "Synedays 2017" , ndërsa  Festivalin të Hapur e shpalli Kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov.


- Jam i kënaqur që sonte jam këtu me ju në fillimin e edicionit të 16-të të Festivalit ndërkombëtar të filmit evropian - SINEDEJS nën moton "... LINJA E SHKUPIT-VOZITJA EVROPIANE...". Sinedejs nga viti në vit po rritet në një festival prestigjioz, të cilin edhe ju me padurim e prisni, audiencа e tij besnike. Kuptova se këtë vit në QRK do të ketë maratonë filmike tërë ditore me projeksione në dhjetë përmbajtje të ndryshme tematike. Me kënaqësi të madhe po e paralajmëroj premierën e shumëpritur të filmit  "Shëruesi" të regjisorit tonë Gjorçe Stavreski, me të cilin do të përmbyllet udhëtimi të cilin e ofron Sinedejs 2017. Prej këtu, të dashur miq, dashamirë të artit filmik, regjisorë, drejtorë, aktorë nga i tërë vendi ynë, dhe të dashur të nderuar mysafirë, uroj që të këmnaqeni në magjinë e filmit që ofron ky festival, dhe i cili me programin që ofron çdo vit do ta pasurojë dhe ngre në nivel më të lartë jetën kulturore në Shkupin tonë. Shpresoj që të kënaqeni në ditët e mbushura me film dhe muzikë - tha kryetari Shilegov.

Edicioni i sivjetmë i Festivalit ndërkombëtar të filmit vropian - SINEDEJS do të mbahet nga data 9 deri më 19 nëntor 2017. Organizatori i festivalit është Qendra kulturore-rinore në Shkup, ndërsa publiku i Shkupit do të shikojë 135 filma cilësor, do të shoqërohet me mysafirë  të shumtë, 10 ditë të merr pjesë në koncerte, si dhe në 4 punëtori filmike.

Në dispozicion  për programin e filmit të Sinedejs-it për këtë vit do të jenë të gjitha sallat e kinemasë të QRK, Kinemaja e Qytetit Milenium, Salloni i kinemasë Frosina.

Këtë vit nga data 20 deri më 29 nëntor në QRK do të ketë maratonë tërëditore të filmit  me projeksione në dhjetë përmbajtje të ndryshme tematike.

Sikurs gjatë viteve të kaluara, do të ketë fond për shpërblime prej 300 mijë denarë për filmin më të mirë në përzgjedhjen zyrtare dhe në CineBalkan, dhe do të ndahen çmime për kritikat më të mira të filmit për filmat që do të shfaqen në Sinedejs.

Prapa   

I krijuar nga UserAA në 10.11.2017
Paralajmërime

Facebook
Twitter
Youtube Channel
Blogspot
FUPOL

Administrata |  Kontakt |  Pyetje |  Panorama
Copyright(C)2009 ���� �����
Vizitorë: 1135792