MK | EN | SQ

www.skopje.gov.mk
Portali zyrtar i Qytetit te Shkupit
Institucionet

TAKIM KOORDINATIV PËR NDOTJEN E AJRIT NË SHKUP

 

Sot / 8 nëntor  2017, e  mërkurë/ në Klubin e deputetëve në Shkup, ministri i mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor, Sadulla Duraku dhe zëvendësministri Jani Makraduli, zhvilluan takim me Kryetarin e Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov dhe kryetarët e komunave nga rajoni i Shkupit për koordinimin dhe harmonizimin e aktiviteteve për zvogëlimin e ndotjes së ajrit ambiental.

Pas pjesës së parë të takimit të punës ku u prezantuan disa prezantime  për gjendjen aktuale, ingjerencat ligjore, planet aktuale, përvojat dhe problemet e deritanishme, propozim-masat, si dhe për definimin e komunikimit të ardhshëm dhe aktivitetet që do t’i kenë MMJPH, UNDP, Inspektorati shtetor për  mjedisin jetësor dhe Këshilli inspektues, deklarata për mediat dhanë kryetari i Qytetit te Shkupit, Petre Shilegov, përfaqësuesi i përhershëm  i UNDP-së në Maqedoni, Luisa Vinton dhe të Ministri i mjedisit dhe planifikimit hapësinor Sadullah Duraku, dhe zëvendësministri Jani Makraduli.

- Forumi i sotëm dhe përqendrimi i kompetencave, si dhe prania e UNDP-së, garantojnë se  me këtë takim do të fillojmë me zgjidhje sistematike të problemit të ndotjes së ajrit. Sot e shqyrtojmë Studimin e bërë nga UNDP, i cili siguron udhëzimet themelore ku do të duhet të lëvizin Qyteti i Shkupit dhe komunat e rajonit të Shkupit në 10 vitet e ardhshme, në mënyrë që për 10 vjet të mund të themi se tërësisht është pastruar ajri, por që nuk do të thotë se sot nuk kemi folur edhe për masat afatshkurtra, gjegjësisht përqendrimi i kompetencave lejon të gjejmë zgjidhje operative si mbikëqyrje të përforcuara komunale, dhe mbikëqyrje për mbrojtjen e mjedisit letësor nga djegje të palejuara që participojnë si pjesë serioze në përqindjen e ndotjes, deri te gjetja e disa zgjidhjeve të caktuara të trafikut, së bashku me ministritë dhe komunat, në mënyrë që të përpiqemi që në sezonin e dimrit t’i zbusim efektet e ndotjes së ajrit. Pres që shumë shpejt, gjatë kësaj jave të dalim së bashku me masa konkrete, të cilat më pas do t’i zbatojmë secili brenda kompetencave që i kemi, në mënyrë që qytetarët e Shkupit këtë sezon, sa do qoftë ta kenë ajrin më cilësor. Për mua është shumë e rëndësishme që për herë të parë filloi sistematikisht të zgjidhet problemi i ndotjes së ajrit dhe mjedisit, sepse këtë ne ua premtuam qytetarëve tanë gjatë fushatës zgjedhore dhe ky kuorum garanton se kjo dë të realizohet - tha kryetari Shilegov.

- Sipas të dhënave nga studimi  i ri i përpiluar nga Programi për zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP), i prezantuar në takimim koordinativ për ndotjen që u mbajt në Klubin e deputetëve, rreth 45 përqind e amvisërive ngrohen me dru zjarri, 30 përqind me energji elektrike, dhe vetëm 21% janë të lidhur në ngrohtoren qendrore, ndërsa ngrohja kontribuon më së shumti në ndotjen e ajrit.

Gjatë një sezoni të ngrohjes përdoren 317,000 ton drurë, dhe kjo është aq sa ka drunjë në Vodno, tha drejtoresha e UNDP për Maqedoninë, Luisa Vinton.

Për zvogëlimin e ndotjes së ajrit propozohen tre masa. Masa e parë, e cila kërkon më pak mjete financiare, është rritja e përdorimit të ngrohjes qendrore aty ku ka rrjet të ngrohtores, gjegjësisht amvisëritë që janë të shkyçur nga ngrohtorja e qytetit përsëri të kyçen. Masa e dytë është ata të cilët ngrohen me drurë t’i zëvendësojnë stufat e vjetra jo efikase me të reja, dhe masa e tretë, e cila është më e shtrenjtë është rritja e efikasitetit të energjetikës, pasi mbi 50 për qind e ndërtesave duhet të rinovohen, sepse ato nuk janë energjetikisht efikase.

Megjithatë, ndotja nuk vjen vetëm nga ngrohja me drunjë, hulumtimi tregon se kontribut të madh në ndotjen e ajrit ka djegia e plastikës, materialeve të llakuara, jorganëve, rrobave dhe mbeturinave të tjera. Studimi gjithashtu tregon se, përveç në komunën e Shuto Orizarit, në komunat e tjera nuk ka përputhje mes statusit të pronës së qytetarëve dhe mënyrës së ngrohjes, por ka përputhje me  strukturën arsimore të popullsisë, që tregon se qytetarët duhet të edukohen dhe të punohet në përforcimin e vetëdijes së tyre.

Prapa   

I krijuar nga UserAA në 8.11.2017
Paralajmërime

Facebook
Twitter
Youtube Channel
Blogspot
FUPOL

Administrata |  Kontakt |  Pyetje |  Panorama
Copyright(C)2009 ���� �����
Vizitorë: 1135800