MK | EN | SQ

www.skopje.gov.mk
Portali zyrtar i Qytetit te Shkupit
Institucionet

KRYETARI SHILLEVOV ME PËRFAQËSUESIT E "ANIMA MUNDI" VIZITOI STAICIONARIN “VARDARISHTE"

 

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, sot / 07.11.2017, e martë/ së bashku me Shoqatën për mbrojtjen e kafshëve "Anima Mundi" e vizituan stacionarin për trajtim human të qenve të rrugës "Vardarishte".

- Sot jemi në stacionarin për përkujdesje të qenve endacak "Vardarishte", i hapim dyert, këtu jemi së bashku me punonjësit në Vardarishte dhe përfaqësuesit e sektorit civil që merren me këtë problematikë si shoqata. Qëllimi ynë është t’i shohim kushtet, mënyrën se si është përkujdesja e qenve endacakë, t’i përmirësojmë kushtet për kafshët që janë të stacionuar këtu për  shkak të periudhes së dimrit dhe të bëjmë një koordinim, unë si Kryetar, të punësuarit këtu dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe të gjejmë një zgjidhje optimale për një mënyrë më moderne dhe më humane të strehimit të këtyre kafshëve. Jam i kënaqur që këtu janë përfaqësuesit e sektorit civil, sepse me ta kemi ndërmend ta rregullojmë mënyrën dhe sistemin e funksionimit të kujdesit të qenve të pastrehë - tha kryetari Petre Shilegov.

Radmila Pesheva nga Shoqata për mbrojtjen e kafshëve "Anima Mundi", tha se ky është një fillim i ri i punës së stacionarit "Vardarishte" dhe se ata kanë kërkuar nga kryetari të jenë të përfshirë në menaxhimin e tij, dhe se shumë gjëra do të duhet të ndryshojnë në trajtimin e qenve.

Ajo tha se edhe pse në masë të madhe do të zbatohet programi "Kap, sterilizo dhe  kthehe në lokacion" paralelisht me këtë masë me qëllim që përfundimisht të zgjidhen problemet me qentë endacakë do të duhet të realizohen një sërë masash të tjera si nga  pushteti lokal ashtu dhe nga pushteti qendror.

- Presim shumë dhe jemi gati të gatshëm të investojmë maksimumin, kështu që konsiderojmë se tani e tutje gjërat do të jenë më mirë", tha Radmila Pesheva nga "Anima Mundi".

Stole Vellkovski nga “Anima Mundi” e  shprehu angazhimin e tyre për të inkurajuar të gjithë qytetarët që të vijnë dhe të edukohen për problemin e qenve të pastrehë në Vardarishte, të vijnë dhe për të birësojnë ndonjë kafshë që ata adhurojnë dhe në këtë mënyrë të marrin pjesë drejtpërsëdrejti në tejkalimin e këtij problemi.

Prapa   

I krijuar nga UserAA në 7.11.2017
Paralajmërime

Facebook
Twitter
Youtube Channel
Blogspot
FUPOL

Administrata |  Kontakt |  Pyetje |  Panorama
Copyright(C)2009 ���� �����
Vizitorë: 1135793