MK | EN | SQ

www.skopje.gov.mk
Portali zyrtar i Qytetit te Shkupit
Institucionet

NË FAZË PËRFUNDIMTARE PROJEKTI PËR ZGJERIMIN E RRUGËS TODOR ALEKSANDROV
 

 

 

Projekti për riparimin dhe zgjerimin e një pjese të rrugës Todor Aleksandrov është në fazën përfundimtare dhe realizimi i saj i plotë do të kompletohet në periudhën e ardhshme.

Punimet ndërtimore sot /29 gusht 2017, e martë/ i mbikqyrën kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski dhe drejtori i ndërmarrjes publike "Rrugët dhe rrugicat", Sinisha Ivanovski.

-  Rruga Todor Aleksandrov u rindërtua dhe zgjerua në pjesën nga kryqëzimi me bulevardon "Nënë Tereza" dhe rrugën "Beogradska" te shkolla fillore "Koço Racin", deri te krahu i kësaj rruge që çon drejt Panoramës, një gjatësi prej rreth 600 metrash. Me këtë kemi fituar rrugë të re moderne me 3 korsi, ndërsa në të dyja anët e rrugës janë formuar  shtigjet për biçikleta dhe trotuare me gjerësi të ndryshueshme. Përveç rrugës kryesore, me këtë projekt u riparuan edhe disa pjesë të disa rrugëve që kryqëzohen me rrugën Todor Aleksandrov, si rrugët Beogradska, Partenie Zografski, Tasino Çesmiçe dhe Sllavejko Arsov. Gjatë realizimit të punimeve ndërtimore të rrugës Todor Aleksandrov është kryer edhe rikonstruimi e një pjese të rrjertit atmosferik, fekal dhe të ujësjellësit, ndërkaq është vendosur edhe ndriçimi i ri rrugor - tha kryetari Trajanovski.

Kryetari Trajanovski tha se me realizimin e këtij projekti do të rritet rrjedha e qarkullimit,dhe njëherit do të rritet siguria e të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion.

Në drejtim të rritjes të sigurisë të lëvizjes së nxënësve në shkollën fillore "Koço Racin" do të vendoset rrethojë mbrojtëse nga ana e shkollës, do të vendosen korsi të veçanta para vendkalimeve për këmbësorët, si dhe do ketë semaforë me dritë të verdhë vezulluese në mënyrë që të paralajmërohen shoferët se duhet të jenë të kujdesshëm. Përveç kësaj, para shkollës do të jetë e kufizuar shpejtësia në 30 km në orë, me çka do të vendoset sinjalizim përkatës horizontal dhe vertikal i trafikut.

Në terren janë duke punuar ekipet e kompanisë ndërtimore "Zhikol" nga Strumica, ndërsa Qyteti i Shkupit ka investuar rreth 39 milionë denarë në këtë projekt.

Prapa   

I krijuar nga UserAA në 29.8.2017
Paralajmërime

Facebook
Twitter
Youtube Channel
Blogspot
FUPOL

Administrata |  Kontakt |  Pyetje |  Panorama
Copyright(C)2009 ���� �����
Vizitorë: 1135799