MK | EN | SQ

www.skopje.gov.mk
Portali zyrtar i Qytetit te Shkupit
Institucionet

RIKONSTRUIM I PLOTË I RRUGËS VASKO KARANGELEVSKI
 

 

 

 

Këto ditë përfundoi realizimi i fazës së parë të projektit për rikonstruimin e rrugës Vasko Karangelevski në Aerodrom.

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski, kryetari i komunës së Aerodromit, Ivica Konevski dhe kryetarja e Këshillit të Qytetit të Shkupit, Irena Misheva, kryen sot inspektimin e pjesës së rikonstruktuar të rrugës "Vasko Karangelevski".

- Në këtë fazë tërësisht e kemi riparuar rrugën "Vasko Karangelevski" në pjesën nga kryqëzimi me bulevardin "Jane Sandanski" deri te kryqëzimi me bulevardin "ASNOM". Me këtë projekt ndërtimor, asfalti i vjetër dhe i dëmtuar u gërmua në gjatësi prej 600 metra, u vendos rrjet polimer për të përforcuar shtresën bartëse dhe u vendos asfalt i ri. Gjatë punimeve ndërtimore në këtë pjesë u nivelizuan 30 puseta dhe ulluqe, aty ku pati nevojë u  zëvendësuan skajoret si dhe u riparuan trotuaret. Realizimi i këtij projekti do të rrisë rrjedhën e trafikut dhe do të përmirësojë dukshëm sigurinë e të gjithë pjesëmarrësve në trafik - tha kryetari i komunës Trajanovski.

Kryetari Trajanovski përmendi se procedurat janë në proces dhe është duke u përgatitur dokumentacioni përkatës për rindërtimin e bulevardit "Ekspedita e shkurtit", në pjesën nga bul. "Vidoe Smilevski Bato" deri de bul. "ASNOM".

 

Kryetari i komunës së Aerodromit, Konevski shprehu falenderim për realizimin e këtij projekti kapital dhe projekteve tjera, gjë që edhe njëherë konfirmon bashkëpunimin e shkëlqyeshëm ndërmjet Qytetit të Shkupit dhe Komunës së Aerodromit. Sipas tij, të gjitha këto projekte janë realizuar me qëllim që të përmirësohet cilësia e jetesës së banorëve të Aerodromit.

Në terren kanë punuar ekipet e kompanisë ndërtimore "Pellagonija" nga Gostivari, ndërsa Qyteti i Shkupit investoi 7.8 milionë denarë për realizimin e këtij projekti ndërtimori.

Prapa   

I krijuar nga UserAA në 25.8.2017
Paralajmërime

Facebook
Twitter
Youtube Channel
Blogspot
FUPOL

Administrata |  Kontakt |  Pyetje |  Panorama
Copyright(C)2009 ���� �����
Vizitorë: 1135790