MK | EN | SQ

www.skopje.gov.mk
Portali zyrtar i Qytetit te Shkupit
Institucionet
Gjatë kësaj vere
QYTETI I SHKUPIT DO TË INVESTOJË 25.5 MILIONË DENARË PËR RINOVIMIN E SHKOLLAVE TË MESME

 

 

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski, sot /15.08.2017/ inspektoi punimet ndërtimore për rinovimin e fasadës dhe sallës për fiskullturë të shkollës së mesme "Mihajllo Pupin".

- Rikonstruimi i objekteve të shkollave të mesme është ndër prioritetet e Qytetit të Shkupit, për të përmirësuar kushtet ku mësojnë nxënësit dhe në të cilat punon kuadri  mësimdhënës, me qëllim për të përmbushur standardet e efikasitetit energjetik dhe për të përmirësuar funksionalitetin dhe pamjen e objekteve shkollore. Ekipet tona gjatë këtij pushimi veror kryejnë aktivitete ndërtimore për rikonstruimin e objekteve dhe sallave sportive të 13 shkollave të mesme të Qytetit të Shkupit. Për këto aktivitete ndërtimore  Qyteti i Shkupit do të ndajë rreth 25.5 milionë denarë. Është e rëndësishme të theksohet se Qyteti i Shkupit në vitet e fundit me përkushtim të madh ka punuar në rinovimin e shkollave dhe në periudhën prej vitit 2010 deri në vitin 2017 për këtë qëllim ka investuar rreth 214.000.000  denarë ose rreth 3,5 milion euro, dhe i kemi hequr të gjitha kulmet asbest - tha sot kryetari Trajanovski.

 

 

 

 

 

 

 

Sipas planit, gjatë kësaj vere aktivitetet ndërtimore do të kryhen në 12 shkollat ​​e mesme, edhe atë: në SHMQSH "Zef Lush Marku" – ndërrimi i kulmit; në SHMQSH "Maria Skłodovska Kiri" – dyshemetë në laboratori; në SHMQSH "Boro Petrushevski" – dyshemetë  dhe tualetet; SHMQSH "Vëllezërit Milladinovi" - dyert e brendshme; SHMQSH "Cvetan Dimov", - dritaret; SHMQSH "Zdravko Cvetkovski" - fasada; SHMQSH "Georgi Dimitrov" – rinovimi i sipërfaqes së oborrit; SHMQSH "Llazar Tanev" - dyshemetë; SHMQSH "Rade Jovçevski Korçagin" – riparimi i kulmit, oborri i rregullimit dhe dyshemetë; SHMQSH "Vasil Antevski Dren" – tualetet; SHMQSH "Arsenie Jovkov" – fasada.

Prapa   

I krijuar nga UserAA në 15.8.2017
Paralajmërime

Facebook
Twitter
Youtube Channel
Blogspot
FUPOL

Administrata |  Kontakt |  Pyetje |  Panorama
Copyright(C)2009 ���� �����
Vizitorë: 1135801