MK | EN | SQ

www.skopje.gov.mk
Portali zyrtar i Qytetit te Shkupit
Institucionet
Inspektim i punimeve ndërtimore
NË FAZËN PËRFUNDIMTARE VAZHDIMI I BULEVARDIT SERBIA DERI TE RRUGA HRISTO TATARÇEV

 

 

 

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski dhe kryetarja e Komunës së Kisella Vodës, Biljana Beliçanec Aleksiç, sot /10.07.2017, e hënë/ i mbikqyrën punimet ndërtimore të depërtimit të bulevardit Serbia deri te rruga Hristo Tatarçev dhe të ndërtimt të rrethrrotullimit të ri.

Me këtë projekt zgjerohet dhe rindërtohet bulevardi Serbia nga rrethrrotulimi te Çimentorja deri te rruga Hristo Tatarçev, ndërkaq në fund të këtij bulevardi do të ndërtohet rrethrrotullimi i ri në mes të bulevardit Serbia, rrugës Hristo Tatarçev dhe disa rrugë tjera dhe krahë të rrugëve.

- Kjo është faza e dytë e zgjerimit të bulevardit Serbia që po zhvillohet këto 8 vjet, edhe më herët ky bulevard ësht[ zgjeruar nga kryqëzimi me bulevardin Jane Sandanski dhe Vidoe Smilevski Bato në Aerodrom deri te rrethrrotullimi tek Çimentorja. Tash, në këtë fazë të dytë, bulevardi Serbia zgjerohet në pjesën me gjatësi prej 868 metra, ku do të fitohen 4 korsi rrugore. Me këtë, më në fund bulevardi Serbia do të përfundojë dhe do të ndërtohet përgjatë tërë gjatësisë së tij. Përveç zgjerimit të rrugës dhe rrethrrotullimit të ri, me punimet  ndërtimore bëhet dhe rikonstruktimi i më shumë rrugëve që hyjnë në rrethrrotullimin e ri, gjithashtu janë duke u ndërtuar shtigje për këmbësorë dhe biçikleta, po vendoset ndriçim i ri rrugor, dhe po ndërtohet komplet kanalizimi i ri atmosferik. Në terren po punohet në mënyrë intensive dhe ndërtimi po zhvillohet sipas dinamikës së planifikuar dhe të gjitha punët do të përfundojnë në afatin e parashikuar - tha  kryetari Koce Trajanovski.

Kryetarja Beliçanec Aleksiq tha se ndërtimi i këtij projekti kapital është rezultat i bashkëpunimit të shkëlqyer mes Komunës me Qytetin e Shkupit.

- Realizimi i këtij projekti do të rrisë sigurinë e trafikut, sepse në vendin ku po ndërtohet rrethrrotullimi i ri krijohej tollovi në komunikacion. Dua të përmend se paralelisht me këto punime ndërtimore, po realizohet edhe rindërtimi i një pjese të rrugës Hristo Tatarçev drejt vendbanimit Pripor, me çka dukshëm do të përmirësohen kushtet për zhvillimin e trafikut në këtë pjesë të komunës. Dëshiroj edhe njëherë të falënderoj banorët për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin e tyre gjatë zhvillimit të punimeve ndërtimore - tha Beliçanec Aleksiq.

Me realizimin e këtij projekti kapital infrastrukturor, dukshëm do të përmirësohet trafiku rrugor për banorët të cilët gravitojnë në këtë pjesë të Shkupit dhe komunave përreth, dhe gjithashtu do të kompletohet edhe lidhja bulevardeske që lidh komunat e Kisella Vodës, Aerodromit dhe Gazi Babës.

Qyeteti i Shkupit  në këtë projekt kapital do të investojë 98 milion denarë.

Prapa   

I krijuar nga UserAA në 10.7.2017
Paralajmërime

Facebook
Twitter
Youtube Channel
Blogspot
FUPOL

Administrata |  Kontakt |  Pyetje |  Panorama
Copyright(C)2009 ���� �����
Vizitorë: 1135797