MK | EN | SQ

www.skopje.gov.mk
Portali zyrtar i Qytetit te Shkupit
Institucionet

FILLOI ASFALTIMI I BULEVARDIT HRISTIAN TODOROVSKI KARPOSH
 
   
 

 

 

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski dhe drejtori i NP "Rrugë dhe rrugica", Sinisha Ivanovski, sot /05.07.2017, e mërkurë/ inspektuan punimet ndërtimore të   fazës së parë të projektit kapital për zgjerimin dhe ndërtimin e bulevardit "Hristian  Todorovski Karposh" në komunën e Butelit.

Pjesa e re e bulevardit "Hristian Todrovski Karposh" ndërtohet në pjesën nga kryqëzimi me bulevardin “Bosnja dhe Hercegovina" deri tek kryqëzimi me rrugën "Natanaili Kuçevishki" në gjatësi prej 1000 metra.

- Ky është bulevardi i parë i riprojektuar i cili realizohet në territorin e Shkupit, pas një periudhe të gjatë, ndërsa tjerat ishin zgjerimi i rrugëve ekzistuese. Bulevardi i ri do të jetë në gjerësi totale prej 40 metra, do të ketë 6 korsi rrugore prej 3.5 metra, dhe do të ketë shtigje për biçikleta në të dy anët e bulevardit me gjerësi prej 2.5 metra. Përgjatë bulevardit do të ketë korsi për këmbësorë në të dy anët me gjerësi të ndryshueshme si dhe gjelbërim në mes të bulevardit. Në bulevardin e ri do të vendoset edhe ndriçimi i ri rrugor, respektivsht do të vendosen 76 shtylla në lartësi 10 metra, ndërkaq do të instalohet edhe sinjalizimi i ri horizontal dhe vertikal, - tha kryetari Trajanovski.

Realizimi  i këtj projekti po rrjedh sipas dinamikës së paraparë, dhe sot filloi asfaltimi i një pjese të këtij bulevardi. Kryetari Trajanovski njoftoi se pritet që punimet ndërtimore të këtij projekti kapital të përfundojnë gjatë këtij viti.

- Vlerësoj se Shkupi do të fitojë bulevard të ri, modern, i cili do do të jetë i rëndësisë së madhe për përmirësimin e lidhjeve të komunikacionit dhe rritjen e sigurisë në komunikacion. Bulevardi i i riprojektuar “Hristian Todorovski Karposh" do të jetë me rëndësi të madhe për komunën e Butelit dhe Çairit dhe të gjithë ata që gravitojnë në këtë pjesë të qytetit, sidomos pas ndërtimit të tij të plotë në fazën e dytë, me të cilën do ta vazhdojmë depërtimin e bulevardit dhe do ta lidhim me qarkoren.  Me realizimin e tij do të ketë alternativë të re komunikacioni për rrugën "Butelska", e cila tani për tani është e vetmja rrugë që kalon nëpër Butel dhe në të  krijohen bllokada të mëdha të trafikut – tha Trajanovski.

Në pjesën e re të bulevardit "Hristian Todorovski Karposh" do të vendoset rrjeti i ri i ujësjellësit, do të ndërtohet kanalizimi i ri atmoferik me profil F 600, dhe do të ndërtohet edhe kanalizim i ri fekal.

Për këtë projekt kapital, Qyteti i Shkupit nga buxheti i tij ka ndarë 160 milionë denarë, ndërsa realizues i punimeve ndërtimore është kompania "Pellagonija-Gostivar."

Prapa   

I krijuar nga UserAA në 5.7.2017
Paralajmërime

Facebook
Twitter
Youtube Channel
Blogspot
FUPOL

Administrata |  Kontakt |  Pyetje |  Panorama
Copyright(C)2009 ���� �����
Vizitorë: 1135803