MK | EN | SQ

www.skopje.gov.mk
Portali zyrtar i Qytetit te Shkupit
Institucionet

SHKUPI DO TË KETË PARK TË RI ZBAVITËS

 
   
 

 

 

 

 

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski, kryetarja e Këshillit të Qytetit të Shkupit, Irena Misheva dhe drejtori i NP "Parqet dhe gjelbërim" Dusan Aviroviq sot /21.04.2017, e premte/ inspektuan punimet ndërtimore të ndërtimit të parkut të ri zbavitës në Parkun e qytetit.

Me parkun e ri zbavitës do të ndërtohet infrastruktura e re, objektet shoqëruese dhe do të vendosen rekuizita të reja argëtuese, dhe ky projekt do të realizohet në faza. I njëjti do të shtrihet në të njëjtën sipërfaqe sikurse Luna Parku ekzistues dhe për ndërtimin e tij nuk do të merret nga gjelbërimi në Parkun e qytetit.

- Në peridhën e kaluar ka filluar realizimi i projektit kapital për ndërtimin e parkut të ri zbavitës me çka qytetarët e Shkupit pas 44 vjetësh do të kenë  park të ri zbavitës modern. Parku zbavitës do të ndërtohet në të njëjtin lokacion si Luna Parku i vjetër,dhe i njëjti do të jetë në sipërfaqe prej rreth 25.000 metra katrorë dhe me ndërtimin e tij nuk do të merret nga gjelbërimi i Parkut të qytetit. Ndërtimi i parkut të ri zbavitës do të ndërtohet në faza, në disa vjet, dhe ndërtimi i tij, blerja e rekuizitave dhe montimi do të jetë rreth 400 milionë denarë ose rreth 6.5 milion euro. Në fazën e parë është paraparë ndërtimi i infrastrukturës dhe objekteve që janë të domosdoshme për funksionimin e parkut zbavitës, siç është hyrja dhe dalja, objekti për administratën, tualete dhe objekte të tjera shoqëruese, rregullimi partern dhe hortikulturor, për çka janë ndarë rreth 101 milionë denarë. Paralelisht me ndërtimin e infrastrukturës në këtë fazë do të vendosen shtatë rekuizita dhe të njëjtat duhet të mbërrijnë brenda 6 muajve, për të cilat janë ndarë rreth 130 milionë denarë. Në fazën e parë do të vendoset një pajisje adrenaline,  2 gjysmë adrenaline, një tren në binarë dhe 3 rekuizita për fëmijë- tha kryetari Trajanovski.

Në kuadër të projektit të përgjithshëm për ndërtimin e parkut  të ri zbavitës në Shkup do të blihen dhe vendosen gjithsej 27 rekuizita, prej të cilave 3 adrenalin rekuizita,  6 rekuizita  familjare dhe 18 rekuizita për fëmijë. Në park do të ketë lloje të ndryshme luhatëse për fëmijë, panorama rrotulluese dhe përmbajtje të tjera rekreative-argëtuese.

Kryetari Trajanovski tha se për aq kohë sa do të zgjasin punimet e ndërtimit, Luna Parku nuk do të punojë, ndërsa diskotekat që janë në parkun ekzistues do të punojë edhe këtë vit (sezonë).

Me këtë projekt, shkupjanët më në fund do të kenë  park të ri zbavitës modern, me pajisje të reja dhe rekuizita, i cili nuk është rinovuar që nga ndërtimi i tij në vitin 1973.

Prapa   

I krijuar nga UserAA në 21.4.2017
Paralajmërime

Facebook
Twitter
Youtube Channel
Blogspot
FUPOL

Administrata |  Kontakt |  Pyetje |  Panorama
Copyright(C)2009 ���� �����
Vizitorë: 1135789