|
Këshilli i Qytetit të Shkupit nesër /04.02.2010/ e enjte, në ora 10:30 do ta mbajë seancën e katërmbëdhjetë
Për seancën është propozuar ky rend dite
Rend dite
- Raport për realizimin e regjistrimit të mjeteve dhe burimeve të mjeteve të Qytetit të Shkupit;
- Propozim – kalendari i buxhetit të Qytetit të Shkupit për vitin 2010;
- Propozim-Plani aksional për realizimin e Strategjisë për përkrahje të sipërmarrjeve të vogla dhe të mesme si dhe të sipërmarrësisë në Qytetin e Shkupit për periudhën 2009-2013;
- Iniciativa për përpilimin e PAEL të Qytetit të Shkupit;
- Propozim – Vendim për pranimin e Iniciativës për përpilimin e PAEL të Qytetit të Shkupit;
- Propozim – Vendim për formimin e Komitetit lokal për përpilimin e PAEL të Qytetit të Shkupit;
- Propozim – Vendim për dhënie me qira të hapësirës shkollore në shkollat e mesme të Qytetit të Shkupit;
- Propozim – Vendim për dhënie pëlqim të Vendimit për themelimin e Ndërmarrjes publike komunale “Komunalec – Kisella Voda”;
- Propozim – Vendim për emërimin e përfaqësuesve të Qytetit të Shkupit në këshillin shkollor të SHMQSH të Qytetit të Shkupit “Zdravko Cvetkovski”-Shkup;
- Propozim – Vendim për emërimin e përfaqësuesve të Qytetit të Shkupit në këshillin shkollor të SHMQSH të Qytetit të Shkupit “Nikolla Karev”-Shkup:
- Propozim – Vendim për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit për emërimin e përfaqësuesve të Qytetit të Shkupit në këshillin drejtues të IP “Qendra kulturore rinore”-Shkup;
- Propozim – Programi për mirëmbajtjen dhe mbrojtjen e rrugëve magjistrale dhe mbledhëse dhe për rregullimin e regjimit të komunikacionit në Qytetin e Shkupit për vitin 2010;
- Propozim – Programi për aktivitetet e Qytetit të Shkupit nga fusha e arsimit të mesëm gjatë vitit 2010;
- Propozim – Programi për realizimin e dezinseksionit në territorin e Qytetit të Shkupit për vitin 2010;
- Propozim – Programi për financimin e projekteve për zhvillim të zejtarisë, hotelerisë dhe tregtisë të Qytetit të Shkupit për vitin 2010;
- Propozim – Programi për propagandë të përgjithshme turistike dhe për përmirësimin e kushteve të qëndrimit të turistëve të Qytetit të Shkupit për vitin 2010;
- Propozim – Programi i aktiviteteve nga fusha e mbrojtjes së ambientit jetësor dhe të natyrës në territorin e Qytetit të Shkupit për vitin 2010;
- Propozim – Programi për aktivitetet e Qytetit të Shkupit nga fusha e bashkëpunimit me shoqatat qytetare dhe të fondacioneve për vitin 2010, dhe
- Propozim – Programi për bashkëpunim ndërkombëtar të Qytetit të Shkupit për vitin 2010.
Seanca do të mbahet në sallën e madhe të Këshillit të Qytetit të Shkupit, baraka 13, Parku i Qytetit p.n. |