MK| EN | SQ

www.skopje.gov.mk
Portali zyrtar i Qytetit te Shkupit
Koha ne Shkup
Parashikime
FUPOL

Qyteti i shkupit u inkuadrua në projektin “vegla intelegjente për krijimin e politikave(FUPOL - FUture POLicy Modeling )

Projekti ”Vegla intelegjente për krijimin e politikave” është finansuar nga Unioni Evropian, në kuadër të FP7. Programi ka për qëllim të mundësojë qasje krejtësisht të re drejt politikave tradicionale.  Përmes metodave inovative duke përdor rrjetet sociale dhe listat anketuese, projekti FUPOL do të kontribuojë për përmirësimin e mënyrës së komunikimit të politikanëve dhe administratës me qytetarët. 
Rezultati nga ky projekt është zhvillimi i mjeteve të bazuara në teknologjitë informatike, respektivisht softveri i cili do të mundësojë mënyrë të re të komunikimit ndërmjet politikanëve, qytetarëve dhe sektorit të biznesit. Ky softver mundëson mbledhjen automatike, analizën dhe interpretimin e mendimeve dhe ideve të qytetarëve, dhe gjithashtu, mundëson edhe simulimin e efekteve të miratimit të politikave dhe ligjeve si dhe mund  t'u asistohet autoriteve gjatë procesit të vendimarrjes. 
Përmes këtyre veglave banorët e Qytetit të Shkupit, mund të marrin pjesë drejtpërdrejtë në procesin e krijimit të politikave të qytetit, ku nëpërmjet rrjeteve sociale të internetit mund t'i paraqesin mendimet dhe qëndrimet e tyre për projektet dhe temat e propozuara. Në mënyrë plotësuese, përdoruesit do të mund të komentojnë për temat e dhëna edhe në profilet zyrtare të Qytetit të Shkupit në rrjetet e Facebook,  Twitter dhe  Blogspot, ku të gjitha temat do të publikohen.  
Të gjitha komentet, mendimet dhe qëndrimet do të sistematizohen dhe përpunohen në softverin special dhe të njëjtat do të përfshihen në procesin e krijimit të politikave të Qytetit të Shkupit.   
Paralajmërime
14.11.2015
VIJON KONKURSI PËR BLERJEN E FOTOGRAFIVE ME MOTIVE NGA QYTETI I SHKUPIT

| Најава
Administrata |  Kontakt |  Pyetje |  Panorama
Vizitorë: 1111830