MK | EN | SQ

www.skopje.gov.mk
Portali zyrtar i Qytetit te Shkupit
Institucionet

“PARKU I QYTETIT 2” DO TË FORMOHET NË VENDIN KU PO PASTROHET DEPONIA NË KARPOSH

Ekipet e Qytetit të Shkupit dhe Komuna e Karposhit sot e kanë filluar aksionin e madh  për pastrimin e deponive disa dekadëshe prapa qendrës sportive “Boris Trajkovski” në bregun e lumit Vardar. Në këtë aktivitetet është përfshirë mekanizimi dhe punëtorët e NP "Ujësjellësi dhe kanalizimi", ndërsa pastrimi i kësaj hapësire pritet të zgjasë rreth 10 ditë. Në aksionin e pastrimit morën pjesë kryetari Petre Shilegov dhe kryetari i komunës së  Karposhit, Stefan Bogoev.

- Kjo deponi e egër paraqet problem të hidhur disa dekada me radhë. Filloi të formohet duke i hedh aty rrënojat pas tërmetit shkatërrues në Shkup në v.1963. Shumë gjenerata të kryetarëve të Qytetit dhe komunave e injoruan  këtë problemi, e për fat të keq disa prej tyre vazhduan të hedhin mbeturina në këtë lokacion. Tani, së bashku me Komunën e Karposhit, më në fund gjetëm një zgjidhje për këtë problem dhe po fillojmë me realizimin e një prej premtimeve tona parazgjedhore. Sot e fillojmë pastrimin e kësaj deponie, pastaj vijon mbulimi sipërfaqësor. Në këtë vend do të ngremë një park në sipërfaqe prej më shumë se 90.000 metra katrorë (mbi 9 hektarë), të cilin do ta quajmë Parku i qytetit 2 - tha sot kryetari Shilegov.

Ai shtoi se parku i ri do të ngrihet me donacione nga kompanitë me përgjegjësi shoqërore me ç‘rast  shpenzimet e Qytetit të Shkupit dhe Komunës së Karposhit për ngritjen e këtij parku do të ishin të parëndësishme në krahasim me vlerën reale të tij.

Ky park ndodhet në pjesën e qytetit që është rregulluar me planin rregullues për "Z 04", i cili u miratua vitin e kaluar nga Këshilli i Qytetit të Shkupit. Në përputhje me nevojat e qytetarëve me planin rregullues 4.03 hektarë sipërfaqe për park dhe gjelbërim mbrojtës janë rritur në 11.51 hektarë. Hapësira për banim e cila është parashikuar në PPU të Qytetit të Shkupit për këtë lagje të qytetit me sipërfaqe të përgjithshme prej 10.97 hektarësh me këtë plan rregullues, është reduktuar në 3.13 hektarë. Plani rregullues parashikon 3.36 hektarë për infrastrukturë, si dhe 6.34 hektarë për rrugët sekondare. Për herë të parë është shtuar edhe mundësia për shkollë fillore dhe kopshti të fëmijëve.

- Qyteti i Shkupit vazhdon t'i ndjekë nevojat e qytetarëve, dhe veçanërisht i kushton vëmendje të veçantë rritjes së sipërfaqeve të gjelbra, duke pasur parasysh se qytetit i mungon gjelbërim si faktor i rëndësishëm që ndikon në reduktimin e ndotjes së ajrit ambiental - theksoi Shilegov.

Prapa   

I krijuar nga UserAA në 23.4.2019
Paralajmërime

     Facebook
  Twitter
  Youtube Channel

Administrata |  Kontakt |  Pyetje |  Panorama
Copyright(C)2009 ���� �����
Vizitorë: 1333147