MK | EN | SQ

www.skopje.gov.mk
Portali zyrtar i Qytetit te Shkupit
Institucionet

QYTETI I SHKUPIT DHE UNDP E GJELBËROJNË KULMIN E QTQ

 

 

QTQ  në Shkup do të fitojë kulm të gjelbër në Shkup. Vendin ku do të mbij sipërfaqja e re e gjelbër sot e vizitoi kryetari Petre Shilegov, Narine Sahakjan, përfaqësuesja e përhershme e Programit për zhvillim të Kombeve të Bashkuara, Sasa Bogdanoviq, kryetar i Komunës Qendër dhe Gjoko Trajçevski, drejtor i QTQ.

 

 

 

- QTQ është simbol i Shkupit modern, pas tërmetit. Me projektin "Kulm i gjelbër i QTQ", i financuar nga Qyteti i Shkupit dhe implementuar me mbështetjen e miqve tanë nga UNDP-ja, kulmi ekzistues i cili është tani hapësirë ​​pothuajse e papërdorur do të bëhet hapësirë atraktive me sipërfaqe të gjelbër për pushim, rekreacion dhe jetë kulturore-argëtuese. Përveç në zhvillimin urban të qytetit, ky projekt do të kontribuojë në uljen e temperaturës në zonën qendëore, duke ulur efektin e ishujve të ngrohjes urbane, përmirësimin e cilësisë së ajrit dhe të menaxhimin me reshjet - tha sot kryetari Shilegov.

Gjelbërimi i kulmit të QTQ është pjesë e projektit me të cilin Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) do ta mbështesë Qytetin e Shkupit në zbatimin e Strategjisë për ndryshimet klimatike - Shkupi Rezistues.

 

 

 

 

- Ndërtimi i kulmit të gjelbër është një nga aktivitetet e shumta të përbashkëta që i realizojnë Qyteti i Shkupit dhe UNDP me qëllim të rritjes së rezistencës të qytetit dhe sigurimit të qëndrueshmërisë përmes teknologjive dhe zgjidhjeve inovative - tha përfaqësuesja e përhershme e UNDP-së, Narine Sahakjan.

Në kulmin e gjelbër me sipërfaqe prej 1.800 metra katrorë do të mbillen 29 drunjë të cilësisë së lartë dhe më shumë se 30 lloje tjera të fidanëve. Do të vendosen disa zona të ujit në formën shatërvanëve dhe pishinave, skenë montuese, fushë shahu, kafe -bar, si dhe pajisje moderne urbane me ulëse, shporta për mbeturina dhe parkingje për biçikleta. Me gjelbërimin e kulmit të QTQ, pjesërisht do të kompensohet gjelbërimi i humbur në Ringun e vogël që në vitin 2017 pësuan humbje më shumë se 30% të sipërfaqes totale të degëve të drunjve që ishin mbjellë në këtë pjesë të qytetit.

 

 

 - Jam i bindur se me hapat e këtillë konkret, përveç se do t'i kthejmë vizitorët në QTQ, ngadalë e kthejmë shkëlqimin modern të Shkupit me shumë sipërfaqe të gjelbra dhe përmbajtje urbane që na çojnë një hap më afër qëllimit që Shkupi më në fund të bëhet një kryeqendër e gjelbër me çka të gjithë ne do të krenohemi - theksoi Kryetari Shilegov.

Prapa   

I krijuar nga UserAA në 19.2.2019
Paralajmërime

     Facebook
  Twitter
  Youtube Channel

Administrata |  Kontakt |  Pyetje |  Panorama
Copyright(C)2009 ���� �����
Vizitorë: 1333143